EUROSTAT: 19 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë vitit 2018

Bruksel, 14 mars 2019 – 19 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet anëtare të BE-së. Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria gjendet në vendin e nëntë sipas numrit të azilkërkuesve.

Krahasuar me vitin 2017, vitin e kaluar është shënuar rënie e numrit të qytetarëve shqiptarë azilkërkues, me rreth 7 mijë.

Numër rekord është regjistruar në vitin 2015, kur ka pasur rreth 69 mijë, në vitin 2016 ky numër është ulur në rreth 33 mijë, kurse në vitin 2017 ka rënë në 26 mijë.

Rreth 157 mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në BE në periudhën 2013 –  2017.

Eurostat thekson se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 580 mijë persona që kanë aplikuar për azil në një nga vendet anëtare të BE-së, duke shënuar një rënie për 11 për qind.

Në vend të parë është Iraku, me rreth 81 mijë aplikime. Pasojnë: Siria, Afganistani, Pakistani, Irani, Nigeria, Turqia dhe Venezuela.

(Ora News.tv)

Comment

*