Evropa lehtësohet, holandezët votuan kundër të djathtës ekstreme

Holandezët nuk ia dhanë votën populistit të djathtë, Geert Wilders. Në BE kjo shihet si një fillim i mbarë i vitit të madh të zgjedhjeve në Evropë.

 

Amsterdam, 15 mars 2017 – Evropa po merr frymë e lehtësuar. Populisti i djathtë, Geert Wilders, nuk doli fitues i zgjedhjeve që u mbajtën të mërkurën në Holandë. Partia e tij i ka fituar vetëm rreth 13 për qind të votave.

Për muaj të tërë, politikani 53-vjeçar, Wilders, bëri fushatë me parulla kundër fesë islame, kundër emigrantëve dhe kundër BE-së.

Fituese e zgjedhjeve doli partia liberale e djathë VVD e kryeministrit Mark Rutte. Ai përftoi nga qëndrimi i tij i vendosur në krizën e ditëve të fundit me Turqinë.

Por, Mark Rutte duhet të gjejë partnerë të rinj koalicioni, sepse Partia Social-Demokrate e pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj. Sipas parashikimeve, ajo i ka humbur më tepër se 75%.

Fragmentimi i peizazhit politik holandez u thellua edhe më tej në këto zgjedhje. Për këtë arsye, ka gjasa që për të formuar qeverinë e ardhshme do të jenë të nevojshme katër parti, raporton DW. (r.m.)

Comment

*