Fabula e një gare

Naum Prifti

Naum Prifti

Dreri Nungma e kishte pritur me padurim garën sportive, që do të zhvillohej atë ditë. dhe. sapo iu afrua sheshit prej nga do të fillonte gara. zemra filloi t’i rrihte me forcë nga emocioni që ndjente. Vallë a do të arrinte të dilte i pari?
Sikur të dilte i pari, sa mirë do të qe. për të dhe për gjithë drerët, që e kishin zgjedhur si vraponjësin më të mirë të tundrës.
Nungma shikoi vraponjësit e tjerë, që rrinin afër startit. dhe. duke shikuar fytyrat e tyre. e merrte me mend shqetësimin që ndjenënin ato minuta para se të fillonte gara. Askush prej tyre nuk rrinte i qetë. Të gjithë lëviznin pa pushim sa andej këtej duke e shkrifur trupin Ndërmjet tyre kishte vraponjës shumë të dëgjuar, siç qenë: Leopardi Tigri. Kanguri, dhe Antilopa. Këta mbaheshin si më të mirët. Pas tyre vinin Zebra. Linksi, Xhirafa me këmbët e gjata, Luani dhe Kali. Veç në garat sportive ngjisnin gjithmonë të papritura dhe s’ishte çudi të fitonte ndonjë prej këtyre që numëroheshin si të dorës së dytë.
Për fitonjësin, që do të dilte i pari. kishin vënë një çmim shumë të mirë: dy javë shëtitje në det me motoskaf dhe një radio dore. Nungmës i pëtqente të kishte një radio dore. por më shumë se çdo gjë ëndërronte të shëtiste me motoskaf. Deti i dukej si një mrekulli e natyrës, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë duke kënduar këngë me një melodi të vjetër e të fshehtë, këngë që. përveç tij. s’dinte t’i këndonte askush. Kujt i këndonte deti vallë, brigjeve të lagura të tokës apo peshqëve. delfinëve. sepieve dhe mijra qënieve të tjera të vogla e të mëdha që përkujdeseshin në gji të tij? Nungmës i thoshte mendja se deti u këndonte qënieve të gjalla dhe ato. duke e dëgjuar këtë këngë, përkundeshin si në djep. Veç përsëri nuk qe shumë i sigurtë e prandaj donte të shëtiste me motoskaf mbi det që të vinte re mirë dhe të arrinte në një përfundim të saktë. Pastaj sa bukur qe kur natën, mbi det binte drita e bardhë e hënës.
Atëherë formohej një xhade vezullonjëse dhe krejt e bardhë sikur të ishte prej qumështi, ndërsa valët e vogla bëjnë klik-klak dhe peshqit kërcejnë mbi sipërfaqe, që të shikojnë qiellin me yje dhe atë fushën e bardhë të dritës. Ca yje duken sikur bien mbi det. ndërsa të tjerët vezullojnë duke këmbyer ngjyrën e tyre. Tani duken blu, pastaj të gjelbër, te bardhë e të kuq. Dhe prapa motoskafin e ndjek trikëndëshi i bardhë i shkumës.
Ja këto mendonte Nungma. por. që t’i shijonte të gjitha ato bukuri, duhej të delte i pari dhe me ata konkurentë nuk qe aspak e lehtë. Sidomos ja kish frikën jaguarit Xhinxhun. Ky qe stërvitur gjithë verës dhe Nungma ua kish zilinë sa s’thuhet këmbve të tij të forta e muskoloze pa një pikë dhjami.
Një shumicë e madhe kafshësh qenë mbledhur për të shikuar garën por edhe për t’u dhënë zemër përfaqësuesve të tyre. Të tjerë hiqnin baste. Nungmes i zuri veshi nja dy herë edhe emrin e tij. Kish kafshë që shpresonin se ai do të dehe i pari dhe atij sërish
Banda e lepujve i ra hymnit të fiskulturistëve: Pjesëmarrësit e garës paraklauan para gjindjes secili me flamurin e skuadrës së vet
Erdhën çastet e nisjes. Vraponjësit u përkulën dhe prisnin të dëgjonin sinjalin e nisjes. Askush nuk dëshironte të humbte qoftë edhe një sekondë, megjithëse gara qe shumë e gjatë. Kafshët do të vraponin plot dyzet e dy kilometra e njëqind e nëntëdhjetë e pesë metra. -.
U dëgjua shkrehja e kobures sportive dhe kafshët u nisën thuajse grumbull.
Disa kafshë, që s’kishin përvojë, si Ujku e Çakalli. e morën me vrap qysh në fillim dhe dolën në krye. por pa shkuar tri. katër kilometra u doli gjuha një pëllëmbë. u lodhën sa s’merrnin dot frymë dhe u shtrinë buzë hendeqeve. Kafshët e tjera po vraponin me hap të përmbajtur e me të njëjtin ritme. Pas dhjetë kilometrash grupi i madh u nda në dysh: në krye Leopardi. Tigri, jaguari Xhinxhun, Zebra. Kali dhe Antilopa
Në të dytin qenë Kanguri. Linksi. dreri Nungma dhe Luani. Në gjysmën e rrugës ngjanë disa ndryshime. Tigri. Zebra dhe Kali mbetën prapa dhe i arriti grupi i dytë. kurse nga grupi i dytë u shkëput Kanguri dhe Linksi. Dreri Nungma vazhdonte të ecte me të njëjtin hap, as nuk vraponte shumë as nuk mbetej prapa.
Në kilometrin e 28 lufta sportive u bë më e ashpër. Leopardi, jaguari Xhinxhun. Antilopa dhe Kanguri qenë në krye fare. pastaj vinte dreri Nungma e më në fund Linksi, Tigri, Kali dhe Luani. Xhirafa u hoq mënjanë.
Dreri Nungma e ndjente veten të freskët dhe shpresonte se do ta arrinte grupin e parë Kjo ngjau në kilometrin e 32. Përpara tij vraponte Antilopa e përpara Antilopës hidhej Kanguri me hapa të gjata, si të bënte kërcime njëhapsh.
Nungma e arriti dhe e kaloi Antilopën, po që të dilte i pari duhej të kalonte edhe Kangurin, edhe Leopardin, edhe jaguarin Xhinxhun.
Kangurin e katoi pa shumë vështirësi, po me Leopardin e pati vështirë. Ata vrapuan thuaj shpatull më shpatull, dy kilometra. gjersa Nungma i përmblodhi të gjitha forcat, i dha vrull trupit dhe u hodh përpara.
I mbetej të kalonte vetëm jaguarin Xhinxhun që të dilte i pari.
Jaguari dinte të vraponte shumë mirë dhe largësia ndërmjet tyre mbetej vazhdimisht e njëjtë. Jo. s’qe e mundur ta arrinte, sado që të vraponte.
Kafshët e tjera kishin mbetur shumë prapa dhe fitonjësit po përcaktoheshin.
S’kishin mbetur veç dy kilometra që të përfundonte gara. Jaguari Xhinxhun vazhdonte të mbetej në krye.
Anës rrugës kafshët bërtisnin: forca Jaguari, forca Dreri.
Me sy të veshur nga lodhja Dreri si nëpër mjegull shikonte përpara Ç’ngjau ashtu? Jaguari Xhinxhun u pengua keq, ra në rrugë dhe nga vrulli që kishte marrë shkau në një hendek me ujë
Tani përpara drerit s’mbetej asnjë pengesë Pas një minute Nungma arriti te vendi ku kish rënë jaguari dhe e pa si përpëlitej te anët e hendekut me ujë. pa mundur të delte.
Tani fitorja është imja, tha ai dhe përpara syve i doli medalja. e artë, motoskafi, drita e bardhë e hënës, shushurima e valëve. Ç’mrekulli!
Vrapoi disa metra dhe pastaj qëndroi Ç’po bëj? Po sikur shoku im i garës të mbytet? Unë duhet ta ndihmoj sepse unë jam më afër nga të gjithë të tjerët.
Nungma u kthye me vrap dhe i dha dorën Xhinxhunit. E ngriti në këmbë e shkundi dhe e pyeti:
— U vrave shumë? Si u rrëzove ashtu?
— Nuk e kuptova as vetë — tha jaguari Xhinxhun. — Duket se u pengova. Tani vraponin në krah të njëri, tjetrit, dhe askush s’donte të delte i pari. Jaguari Xhinxhun e dinte fare mirë se po të mos kish ndaluar Nungma për ta ndihmuar, dreri do të arrinte i pari.
Kurse Nungma. i miri Nungma. thoshte: fitorja i takon Jaguarit, ai qe para meje dhe unë s’kisha për të arritur po qe se s’do të ish rrëzuar. S’ka gjë se s’do të vete te deti. s’ka gjë që s’do të mar medaljen e artë. Ashtu s’do ta ndjeja veten të qetë, se do të merrja fitoren e tjetër kujt.
Kur afruan te fundi Nungma i pëshpëriti:
— Xhinxhun. dil përpara. Ty të përket fitorja.
— Jo,—tha Xhinxhuni, — tani fitorja të përket ty. Unë të falenderoj që më ndihmove.
Po, kur s’mbetën veçse pesë hapa për të prekur shiritin, Nungma e pakësoi vrullin dhe e la Xhinxhunin të delte përpara.
Dreri Nungma doli i dyti dhe kanguri i treti.
Kur po ndaheshin medaljet dhe dhuratat. Jaguari, që e ndjente veten të prekur nga mirësia e Nungmës, i fali ftesën për shëtitje me motoskaf dhe i propozoi t’i këmbenin dhuratat në shenjë kujtimi.
Dreri Nungma pranoi.
(Redaktor: Tuni Papuçiu)

Comment

*