Falë nismës nga Motrat Qiriazi, sigurohet kthimi në atdhe i babait shqiptar që humbi jetën nga koronavirusi

Trupi i babait shqiptar, Agron Vraja, që humbi jetën nga koronavirusi në New York, po kthehet më në fund në atdhe, në sajë të nismës dhe bujarisë së Organizatës së Grave Shqiptaro Amerikane “Motrat Qiriazi”.

Si bën të ditur një njoftim mbrëmë nga Bordi i Drejtoreshave të AAWO – Motrat Qiriazi, kjo organizatë e njohur e komunitetit tonë arriti të mbledhë 4,000 dollarë me dhurime si dhe drejtpërdrejt nga fondi i Motrave Qiriaizi që shkuan për shpenzimet funerale.

Bordi thotë gjithashtu se riatdhesimi nuk do të ishte bërë i mundur pa ndihmën e Ambasadores Floreta Luli-Faber dhe Konsulles, Najada Sojli, të cilat ndihmuan me përgatitjen e dokumenteve dhe kanë bërë sa e sa telefonata për të mundësuar udhëtimin ajror të trupit të të ndjerit në këtë kohë krize.

Falenderime të veçanta janë dërguar për udhëheqjen e AAWO Motrat Qiriazi dhe Presidenten Beti Beno, Esq, që treguan edhe njëherë shpirt nismëtar për të zgjidhur një problem në dukje i pazgjidhshëm, kë kushtet e krizës botërore të pandemisë. Bordi falenderon veçanërisht anëtarët e komunitetit që iu përgjigjën thirrjes për të dhuruar.

Më poshtë vijon thirrja për ndihmë dhe një lidhëz për në shkrimin e ribotuar nga gazeta “Illyria” që nxiti këtë nisëm humanitare.

 

Apel për Ndihme:

Keto dite ne Nju York ka humbur jeten nga Corona Virusi, Agron Vraja, ne moshen 52 vjeçare, nga Lezha, i cili sapo kishte ardhur si vizitor për të qene me djalin qe po mbushte 21 vjeç, duke qene student ne SHBA. Agroni shtrohet ne spital pas ardhjes dhe humb luften me korona virusin ne spital. Djali i tij i ri ne moshe dhe i shokuar ndodhet vetem ne kete situate pa precendente dhe shoket e shoqet e Fakultetit Filologjik ku Agroni kishte studjuar Gjuhe te Huaja ne Tirane, jane mobilizuar për te mbledhur disa fonde për të mundesuar mbajten e trupin ne shtepine funerale derisa te lejohet kthimi i trupit te te ndjerit ne Shqiperi. Organizata AAWO Motrat Qiriazi për t’i ardhur ne ndihme i eshte pergjigjur kesaj thirrje duke caktuar nje fond te veçante ku cdo donacion sado i vogel apo i madh do te sherbeje per te mbuluar shpenzimet për mbajtjen e trupit ne shtepine funerale dhe pergatitjen për kthim.

Ju lutem ndihmoni sipas mundesive qe keni. Telefoni për të bere donacion me kredit karte eshte: (212) 244-8440 dhe flisni me Znj. Ariana Elezaj. Nese keni mundesi te dergoni çek me poste, ju lutem shkruajeni çekun tek: AAWO Motrat Qiriazi. Ne memo te çekut shkruani: donacion për Agron Vraja. Adresa: AAWO Motrat Qiriazi, PO Box 1881, New York, NY 10021.

Kini parasysh se çdo donacion qe do te beni eshte tax-deductible (Mund ta zbrisni nga taksat).

Ju lutem na ndihmoni sa me pare me çfaredo mundesie qe keni dhe duke e ndare kete thirrje për ndihme me miqte tuaj nepermjet Facebook, etj. Mund te lexoni nje shkrim nga Illyria Newspaper marrë nga Lezha News për humbjen e nje babai dhe kryefamiljari ku ka lene gruan dhe vajzen ne Lezhe. Faleminderit për zemergjeresine tuaj.

AAWO Motrat Qiriazi, New York

 

Humbi betejën me koronavirusin! Miqtë e tij në Lezhë, në trishtim dhe të shokuar!

Comment

*