Falni për atë që nuk e dinë!

Duke i shikuar listat shqiptare që garojnë në zgjedhjet lokale ne Ulqin, mosprezantimi i vëllezërve dhe motrave tona te besimit katolik, jo vetëm që nuk ka asnjë justifikim, por është tejet e papranueshme.

Me keqardhje te madhe, bëjmë apel te vëllezërit tanë të besimit katolik që ti falin këta “qyqarë” qe vazhdojnë të bien në grackë të pushtetit Malazias.
Lusim dhe shpresojmë që t’i qëndrojnë besnikë amanetit të të parëve tanë dhe me çdo kusht të mbesim rojtarë besnikë të këtyre trevave!

Duhet të jetë detyrë kryesore për secilin prej nesh që ky fenomen përçarës, i cili po vazhdon të na “grimcojë” duke u përdorur çdo mënyrë nga armiku ynë shekullor, i cili ka të vetmin synim asimilimin e shqiptarëve nga trevat e tyre stërgjyshore, të ndalohet njëherë e përgjithmonë!

Vëllezër dhe motra, ky është momenti ku duhet t’i themi: Stop shkatërrimit të kombit tonë në trevat tona nga qeveria Malaziase!

Prandaj, falni për ata që nuk e dinë, dhe le të mos vazhdojmë t’i japim besimin armikut, i cili për shekuj me radhe, na poshtëron, na diskriminon dhe na asimilon në mënyrë të paskrupullt.

NESËR ME 4 SHKURT VOTONI SHQIP!
Votoni qe t’ ju hapen sytë atyre që u janë verbuar për përfitime personale dhe t’ju shuajmë oreksin dhe ëndrrat atyre që harrojnë veten nga uria për pushtet!

Ejllo Berishaj
Ismet S. Kurti
Esad Gjonbalaj

New York 3 Shkurt 2018

Comment

*