Fama e Gjergj Kastriot – Skënderbeut…

Ilir Seci

Ilir Seci

Me 17 Janar te vitit 1468, vdiq ne Lezhe, Heroi yne Kombetar GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU, (6 Maj 1405 – 17 Janar 1468)…Pa diskutim figura me e madhe e Kombit tonë, fama dhe lavdia e te cilit kanë kapercyer shekujt…
Në këtë pervjetor te vdekjes se tij duhet te rikujtohet jehona qe pati qendresa e tij e lavdishme, fama qe gezoi emri i tij ne mbarë boten, famë që gjeti pasqyrim gjerësisht ne gjithe kulturen boterore… Kjo gjë deshmohet nga fakti se jane mbi 1500 vepra te ndryshme, te realizuara per Skenderbeun, anembane botes si, libra, vepra muzikore, skulptura apo piktura…Te gjitha keto vepra për Gjergj Kastriotin, figuren me te cilen ne shqiptaret me te drejte duhet te krenohemi!
Per Skenderbeun jane shkruar libra ne te gjithe skajet e botes… Që nga Evropa, Amerika dhe Azia e largët! Ne Evrope jane sa e sa autore qe e kane trajtuar figuren e tij, duke filluar nga vepra monumentale qe shkroi bashkekohesi dhe bashkekombasi i Skenderbeut, Marin Barleti… Shume nga veprat per Heroin tone jane shkruar ne kohen kur osmanet ishin ne dyert e Vjenes, gjatë rrethimeve qe ju bene ketij qyteti nga otomanet dhe neper Europe pati nje ri-vleresim te figures se Skenderbeut si simbol i qendreses anti-osmane. Figura e tij u risoll ne kujtese per te frymezuar qendresen europiane perballe hordhive osmane. Nuk është rastësi që pikerisht në këtë kohë, në shekujt 16-të dhe 17-të, libri i Marin Barletit mbi Gjergj Kastriotin do perkthehej në disa gjuhë të huaja: në gjuhën gjermane nga Johann Pincianus (1533), në italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D’Andrade (1567) , në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques de Lavardin (“Histoire de Georges Castriot Surnomé Scanderbeg, Roy d’Albanie, 1576), në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582). Ndërsa në anglisht ky libër do perkthehej nga Zachary Jones Gentleman, i cili u bazua ne perkthimin frengjisht te Lavardinit, libri u botua në fund të shekullit të 16-të me titullin “Histori e Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skënderbeu, Mbret i Albinie; që përmban aktet e tij të famshme, bëmat e armeve te ti fisnike dhe fitoret e paharrueshëm kundër Turqve për Besimin e Krishtit.”,(“Historie of George Castriot, surnamed Scanderbeg, King of Albinie; containing his Famous Actes, his Noble Deedes of Armes and Memorable Victories against the Turkes for the Faith of Christ.”).

sk1

Nga te paret autorë qe kane shkruar per Skenderbeun, eshte Raffaelo Maffei i cili në vitin 1506 ka botuar në Romë “Commentariorum” e tij, në të cilin publikohet një biografi e shkurtër për Skënderbeun. Në 1562 John Shute përkthen në anglisht traktin “Dy komente mjaft të rëndësishme, një origjinal i Turqve dhe Perandorinë së shtëpisë së Ottomanëve, dhe të tjetri i luftërave të Turqve kundër Gjergj Skënderbeut” ,(“Two very notable commentaries: The one of the original of the Turcks and the empire of the house of Ottomanno, and the other of the warre of the Turcke against George Scanderbeg”), shkruar nga Andrea Cambini dhe Paolo Giovio në fillim të shekullit të 16-të.
Shkrimtari i famshem, Michel de Montaigne, i njohur sidomos per esetë e tij, shkroi një ese mbi Skënderbeut në fund të shekullit të 16-të. Skënderbeu është një nga personazhet e veprës “Pentamerone”, personazh me emrin “Scannarebecco” veper e shkruar nga shkrimtari Giambattista Basile, botuar dy here pas vdekjes së autorit, në vitin 1634 dhe 1636.
Filozofi francez, Voltaire, ka shprehur një konsideratë shumë të lartë për Heroin tonë Kombetar, duke thene se : “Sikur Konstandinopoja te kishte pasur gjeneralë po aq te zotë sa Skenderbeu, nuk do kishte rënë.”
Ludvig Holberg, një shkrimtar dhe filozof Danez ka shkruar se “Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenj në histori.”
Nje tjeter autor, nga te paret që kane shkruar per Heroin tonë Kombëtar, është spanjolli Luis Vélez de Guevara, me vepren tri-vëllimëshe : “Jeniçeri i Shqiperise,(“El jenízaro de Albania”), “Princi Skenderbe”,(“El principe Escanderbey”) dhe “Princi Skllav”,(“El principe esclavo”), shkruar mes viteve 1608 deri me 1629… Per te vazhduar me tej me italianin Giammaria Biemmi qe ne vitin 1742 shkroi : “Historia e Gjergj Kastriotit Skender-Beut”,(“Istoria di Giorgio Castrioto Scanderbeg-Begh”)… Jane disa vepra te shkruara nga autoret angleze si, William Havard me : “Skenderbeu, Nje Tragjedi”,(“Scanderbeg, A Tragedy shkruar ne vitin 1733, autori George Lillo me : “Heroi Krisitian”,(“The Christian Hero”, shkruar ne vitin 1735 apo autori tjeter Thomas Whincop me : “Skenderbeu, ose Dashuria dhe Liria”,(“Scanderbeg, Or, Love and Liberty (1747)…

sk2

Historiani i madh anglez i shekullit te 18-të, Edward Gibbon, kur flet per Skënderbeun, shkruan me vleresim të lartë dhe me tone panegjirike. Pa folur ketu mbi portretizimin poetik qe i ka bërë Bajroni figures se Skenderbeut te vepra “Udhetimet e Çajld Haroldit”, (1812-1819), vargje që Bajroni plot admirim i thur për Skënderbeun dhe kombin e tij luftëtar…
Poeti francez i shekullit te 16-të, Pierre de Ronsard, ka shkruar nje poemë per Skenderbeun, ndersa nga autori tjeter francez Paul Ulrich Dubuisson kemi Tragjedinë “Skenderbeu”,(“Tragedy-Scanderbeg”), shkruar ne vitin 1786… Paul Pisani, frati françeskan francez që ishte historian, në vitin 1891 ka shkruar “Legjenda e Skenderbeut”,(“La Legende de Skënderbeg”)…

Për Skënderbeun kanë shkruar një numër i konsiderueshëm poetësh dhe shkrimtarësh Kroatë, siç janë : Ivan Gundulic në veprën e tij më te rendesishme “Osman” tē shkruar në fillim të shekullit të 17-të, autori Pavao Ritter Vitezović që në vitin 1682 shkruan “Skenderbeu i Ri” (“Novus Skenderbeg”). Nder autoret kroatë, nje interes të posaçëm për figurën e Gjergj Kastriotit ka treguar Andrija Kačić Miošić, që ka shkruar vepren “Skenderbeg”, të botuar në vitin 1756, pikerisht poemat e ketij autori u bënë baza e tragjedisë “Skënderbeu”, shkruar nga autori tjetër kroat, Ivan Kukuljević Sakcinski, në shekullin e 19-të.
Poeti dhe kompozitori ukrahinas Sydir Vorobkevych ka shkruar nje ese te titulluar “Shpata e Skenderbeut”,(“Sablya Skanderbeg”), botuar ne vitin 1861…
Ne Amerike eshte me famë poema “Scanderbeg” shkruar nga autori amerikan, Henry Wadsworth Longfellow,(1807–1882)…
Fama e Gjergj Kastriotit pati mberritur deri në Azi ku kemi nje veper te poetit kombetar te Filipineve, Francisco Balagtas,(Baltazar), te titulluar (Historia e Florantes dhe Lauras ne Mbreterine e Shqiperise”, (“The History of Florante and Laura in the Kingdom of Albania”… Poeti Kombetar i Filipineve e ka shkruar kete veper si nje evokim, duke dashur te zgjoje ndjenjen kombetare te filipinasve per tu ngritur ne lufte per pavaresi dhe per kete qellim ne veper u sjell figuren e Skenderbeut si model luftetari per liri…

sk3

Per Skenderbeun, në vitin 1718, ka kompozuar nje opera, mjeshtri i madh italian, Antonio Vivaldi, te titulluar : “Scanderbeg”, libretin e kesaj opere e ka shkruar autori Antonio Salvi. Një tjetër opera e titulluar “Scanderberg” eshte kompozuar nga kompozitori francez i shekullit të 18-të, François Franoeur, opera qe per here te parë ishte vene ne skene ne vitin 1735. Në vitin 1855, Camille Paganel, shkroi “Historia e Skenderbeut”, (“Histoire de Scanderbeg”)…

sk4

Ne Romë ende sot e kesaj dite mban emrin e Skenderbeut pallati ku ndejti Heroi yne Kombetar gjatë vizitave në Vatikan,(1466-1467), quhet “Pallati Skenderbeu”, (“Palazzo Skënderbeg”), dhe gjindet në Piacën Skenderbeu,(“Piazza Skënderbeg”), midis Fontanës së Trevit dhe Pallatin Quirinal.
sk5

 

Në Romë, në Piacën Shqiperia, gjindet një statujë e ngritur ne nderim te Gjergj Kastriotit, realizuar nga mjeshtri fiorentin, skulptori Romano Romanelli…
sk6

Ne artin pamor, jane disa vepra qe janë frymezuar nga figura e Gjergj Kastriotit, si “Portreti i Skënderbeut” që gjindet në Galerinë e famshme Uffizi, në Firence, vepër e shekullit të 16-të. Jane disa punime te realizuara nga gjermani Jost Amman ne shekullin e 15-të.
sk7

Nje nga punimet me te arrira te piktorit Paja Jovanoviç, titullohet “Poema e Skenderbeut”. Nje portret i Skemderbeut eshte realizuar nga piktori Eleftherios Kazanis ne vitin 1910.Po ashtu jane disa gravura te Skenderbeut të gjetura nëpër libra si, “Skënderbeu” nga Dominicus Custos, botim i shekullit të 16-të apo libri i Kosta Mandroviçit botuar ne vitin 1885 ne Vjenë…
sk8

Jane edhe plot vepra te tjera, te te gjithe zhanreve, per listen e plote të të cilave do na duhej nje liber shumefaqesh, vetem per bibliografinë…
ILIR SECI

Comment

*