Familja Dehari njoftohet për angazhimin e Institutit të Lozanës për vdekjen e Astritit

Familja Dehari njoftohet për angazhimin e Institutit të Lozanës për vdekjen e Astritit

Prishtinë, 8 shkurt 2018 – Prokuroria e Shtetit ia ka dorëzuar familjes Dehari vendimin që ka lejuar ekspertizën ndërkombëtare për vdekjen e Astrit Deharit.

Ekspertiza do të bëhet në Qendrën Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lausanne, ashtu siç ka kërkuar familja Dehari.

Kjo i është konfirmuar KTV-së nga Prokuroria e Shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë, nuk ka mohuar që zyrtarë të Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne do të vijnë në Kosovë për të kryer veprime hetimore.

Vendimi për autorizimin e ekspertëve të Institutin zviceran të mjekësisë ligjore është marr. Sipas zyrtarëve të Prokurorisë, vonesa rreth angazhimit të tyre ka ndodhur për shkak të procedurave teknike.

Ndërkohë, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë vazhduar e kanë akuzuar pushtetin se nuk po e lejon këtë hetim. Këto ditë, nga Vetëvendosje erdhi edhe paralajmërimi për protestë kundër zhagitjes së ekspertizës ndërkombëtare.

Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si  i dyshuar për sulmin me mortajë dore në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ekspertë e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës kanë ardhur në përfundimin se i ndjeri Dehari ka bërë vetëvrasje. Këto përfundime janë kontestuar nga familja dhe drejtuesit e Vetëvendosjes. (r.m.)

Comment

*