Familja dibrane Rusi, në Nju Jork, vendosi flamurin kuqezi mbi ndërtesën e tyre

Nga Beqir SINA

BROOKLYN NY : Familja Rusi vendosi dje flamurin kuqezi, në nderim të Ditës së Flamurit, në çatinë ndërtesës së tyre, e cila ndodhet në një nga segmenetet e rrugës më të rëndësishme në qytetin e Brooklynit, ose arteria krysore “Expressway Brooklyn-Queens (BQE)” në të gjithë veriun e Brooklynt, Queensit, dhe Manhattan.

Ajo për nga rëndësia e saj është një pjesë lidhëse, e autostradës I-278, e cila gjithashtu është rruga ku kalojnë çdo ditë qindramijëra automjete, duke lidhur veriun me jugun e Shteteve të Bashkuara, dhe Kanadanë.

Flamuri ynë kombëtar do të valvitet për 5 ditë me radhë krah shtizës së flamurit të SHBA.

Ndërkohë, ashtu si edhe vitin e kaluar, biznesmenët nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare në SHBA, në vende nga më të ekspozuara të ndërtesave të kompanive të tyre, në New York, kanë vendosur flamurin kuqezi dhe atë amerikan me rastin e 28 Nëntorit -105 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë – Dita e Flamurit.

Comment

*