Familja Veseli në kujtesë

Pergatiti Pertefe Leka

Veseli FamilyMe rastin e “Adas Israel Congregation will Honor the memories of the Veseli Family from Albania” po ju dërgoj një letër të fotografuar nga korrespondenca ime me Gavra Mandili nga Izraeli,në vitin 1995.
Në ate letër do të lexoni:
Z.Gavra Mandili, i cili nuk jeton më, me vlerësonte mikëpritjen, besën e mbrojtjen pa kushte deri në flijim të familjeve shqiptare,ndërsa për Familjen Veseli shkruante “The Veseli family what were recognized by Yad-Vashem are only the symbol of all Albanian people, that saved every Jews who arrived to Albania”
Letra më e plotësuar prej 10 faqesh, dorëshkrim e Z.Gavra Mandili,drejtuar familjes Veseli në vitin 1987, eshtë një histori më vete,me vlera njohëse, ku përshkruhet me shumë mirënjohje, respekt dhe dashuri familja Veseli për të cilën ju kam shkruar vite më parë.Ai kërkonte nga udhëheqja shqiptare që të lejohetj miku i tij të shkonte në Izrael. sepse Mirënjohja i përket gjithë shqiptarëve.
Kjo letër bën krenar çdo shqiptar se siç me thoshte Z.Refik Veseli :
“Te huajt në shtëpinë tonë nuk ishin një e dy por shtatë dhe ky numër nuk mund të mbahej sekret përpara fqinjëve, të cilët hynin e dilnin me shpesh, sepse njerëzit lidhen më shumë me njeri tjetrin në kohë të vështira.Ata s’i kemi mbrojtur vetëm ne por e gjithë lagjja Mezini.

letra e mandilit
Artikulli i fotografuar më poshtë ështe botuar në Gazetën Illyria në shkurt te vitit 1995. Në një ditë kur në Washington bëhej ceremonia e hapjes së Muzeumit Memorial të Holokostit, ku shprehej mirënjohje për shqiptarët që mbrojtën hebrejtë nga gjenocidi nazist.
Ky shkrim ishte një përshendetje për organizatorët për vlerësimin dhe nderimin që i bëhej shqiptarëve. Shqiptari i parë që vendosi flamurin Kombetar ne Jad Vashen ishte Refik Veseli me të shoqen Drita. Në këte shkrim janë marrë pjesë nga letra 10 faqësh që Z.G.Mandil i dërgoi familjes Veseli.
illyria 1995
Fotot poshte jane nga pritja madheshtore që i bëhet Z. Refik Veselit ne Izrael për të marrë titullin “Njeriu Fisnik” për prindërit e tij dhe të mbillte pemën në emër të njerëzve fisnikë në Kopshtin e Jad-Vashen.Kërkesa për këte pjesëmarrje ishte bërë që në vitin 1987 por u realizue ne Korrik të vitit 1990 për arësyet e izolimit komunist.
Aeroporti Ben-Gorion në Tel-Aviv me 16 Korrik 1990 pret Shqiptarin e parë ,përveç familjes Mandili,vraponin Telekronistë, fotoreporter, për të marrë intervista ndërsa surpriza ishte pritja e miqëve shqiptarë nga një Zonjë me një dhuratë simbolike e cila iu drejtua me këto fjalë :Aty ku ju do të vendosni kurorën gjendet hiri i njëzet pjesëmarresve të familjes sime.Sikur të kishin qenë në Shqipëri edhe une do të isha me prindër,vëllezër e motra,sepse në vendin tuaj asnjë Izraelit nuk iu dorëzue nazistëve.
Ja si mund te bashkohen njerézit dhe popujt kur demonstrojnë virtyte të larta si besa e Shqiptarit dhe mirenjohja e Izraelitit.
Kujtimet e Z.R.Veseli për ate vizitë bëjnë një libër por po citoj vetem pak:Njohëm një popull punëtor dhe liridashës që mbi të gjitha vlerësonte kohën.Transformimet e mëdha të shkretëtirave dhe të ranishteve shekullore në toka prodhuese e me rendimente te larta,kjo ishin dëshmia më e qartë.
Kjo miqësi dhe lidhje shpirtërore mes popujsh le të jetë një thirrje,një mesazhë për paqë botërore,për urtësi dhe maturi për të të gjithë drejtuesit shtetëror që të ndalet krimi e lufta dhe të triumfojë Mirësia e Harmonia.
refik Veseli Izrael
Fotot e vjetra poshte fotos mikse, E para foto nga e djathta është familja Veseli Zj.Duke dhe baba Veseli me 7 iizraelitet.
Fotoja në mes është në diten e çlirimit të Tiranës ku R.Veseli partizan me disa miq Izraelitë kane dale të festojnë.
I pari nga e majta Mikica Konforti 2- Refik Veseli partizan i sapokthyer,ne mes 3- Neshat Dizdari nga Prishtina ,fotograf,4- Mosha Mandil me djalin Gavra perpara,5 -Babaj i Mikica Konfortit
Te tjerat foto janë marrë nga gazetat e momentit dhe një . Tjeter foto është vizita e Z.R.Veseli me të shoqen pranë varrit të Mosha Mandil.

Comment

*