Fansat këndojnë së bashku me Dua Lipën në Nottingham

Nottingham (Angli) / Prishtinë, 30 maj 2016 – Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka dhënë një performancë të shkëlqyer në festivalin “Dot To Dot”, në Nottingham, në Angli.

Ajo e ka kënaqur publikun e festivalit me hitet e saj: “Be The One”, “Hotter Than Hell” dhe “New Love”,

Dua eka publikuar në Instagram një videoregjistrim ku shihet edhe publiku duke kënduar së bashku me të këngën “Hotter Than Hell”.

Ajo i ka falënderuar edhe përmes instagramit fansat që i kanë mbështetje.

“Faleminderit që keni kënduar së bashku me mua sonte, Nottingham”, ka shkruar Dua Lipa. (r.m.)

Comment

*