“Fantazma e së kaluarës vështirëson rrugëtimin e Ballkanit drejt së ardhmes”

Prishtinë, 7 dhjetor 2017 – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka shprehur bindjen se “është fantazma e së kaluarës” ajo që vështirëson rrugëtimin e Ballkanit drejt së ardhmes.

“Duhet të ketë ndryshime në mënyrën e të menduarit dhe në këtë mes luajnë rol të rëndësishëm programet dhe shkëmbimet ndërmjet shoqërive, edhe të atyre që në të kaluarën mund të kenë qenë në konflikt”, ka thënë Heldt, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se procesi i pajtimit zgjat shumë dhe ka kujtuar se edhe Gjermania dhe Franca kanë pasur një proces të gjatë pajtimi.

“Tejkalimi i fantazmave të së kaluarës është e vetmja mundësi për të arritur deri tek pajtimi”, ka theksuar Heldt.

Ambasadori gjerman në Kosovë Këto i ka bërë këto komente në panelin “Karrota dhe shkopinj – kushtëzimi evropian në realitetin politik në Evropën Juglindore”, në Prishtinë, i organizuar në kuadër të serisë së Samiteve për Ballkanin Perëndimor. (r.m.)

Comment

*