Faqe e rreme Facebook, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA DC

Nga Beqir Sina

BRONX NY: Burime nga Dega në Uashington e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, bëjnë të ditur se dje, persona të paidentifikuar, kanë krijuar një faqe të njëjtë në Facebook, e cila është fallco, dhe shpërndan informacione të pavërteta.

Të njëjta burime, saktësojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, nëpërmjet sistemit kompjuterik nga ku është krijuar dhe ka rrjedhur faqja në Facebook, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA (DC Branch).

E gjithë kjo ka koinçiduar, thanë burime që nuk duan të indetifikohen, me një “tensionim” mes qendrës Kryesisë së Vatrës dhe degës së Uashingtonit, pasojë e të cilës ishte edhe një takim “i nxehtë” kërkuar në Shtepinë e Vatrës nga kjo degë, e kryesuar nga ish kryetari i saj për 11 vjet Dr. Gjon Bucaj dhe mbajtur në fundjavën e kaluar. Për mbajtjen dhe përmbajtjen e këtij takimi nuk ka informacione publike nga Vatra.

Konfliktet mund të kenë lidhje me pakënaqësitë lidhur me procesin e zgjedhjeve në Kuvendin e fundit të Vatrës.

Ja edhe deklarata e plotë e Degës në Washington

Të nderuar VATRANË.

Mbrëmë më datë 9 Shkurt 2017 rreth orës 5 pasdite është krijuar një faqe e rreme Facebook në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA DC Branch. Faqja jonë në Facebook PanAlbanian of America Vatra (The Hearth) DC Chapter ka më shumë se 4 vjet dhe ka 1500 shikues.

Faqja fallco e krijuar quhet Vatra Washington.

Ne i jemi drejtuar Facebook për këtë çëshjte kemi bërë postimin e duhur në faqën tonë që denoncojmë këtë faqe fallco dhe në faqen e facebook Dielli VATRA. Unë do lajmëroj qendrën e VATRËS për këtë faqe. Deri tani faqja vazhdon të jetë dhe ka bllokuar shumicën e anetarëve të degës sonë për ta parë dhe berë komente. Ne po e ndjekim nga afër këtë çështje dhe po bëjmë çdo gjë që është e mundur të denoncuar fallsifitetin e kësaj faqeje të genjeshtër dhe hajdute.

Në këtë faqe fallco jane lidhur si miq të kesaj faqe disa VATRANË si :

Z.Dalip Greca
Z. Asllan Bushati
Z. Tasim Ruko
Z. Adriatik Spahiu
Z. Elmi Berisha
Z.Tonin Mirakaj
Z. Ibrahim Kolari
Dielli VATRA

I njoftojmë zotërinjte e nderuar se kjo faqe nuk përfaqëson Degën e VATRËS Washington DC dhe çdo informacion që jepet nuk i përket kësaj dege dhe gjithashtu po bën vjedhje të fotove që i përkasin VATRËS.

Bashkangjitur jane disa foto te kësaj faqe të rreme dhe fallco,

Kryetari i Deges Washington DC
Armin Zotaj

Comment

*