Fatih Terim: Kosova po përmirësohet, por duhet ta mposhtë frikën nga humbja

Prishtinë, 12 nëntor 2016 – Trajneri i kombëtares së Turqisë, Fatih Terim, e ka përgëzuar Kosovën për paraqitjen e sotme ndaj Turqisë.

Ai ka thënë se Kosova po përmirësohet çdo ditë dhe i ka këshilluar lojtarët që ta largojnë frikën nga humbja dhe të shikojë veçanërisht humbjen nga Ukraina.

“Kosova nuk duhet të harrojë se çdo ditë është duke u përmirësuar. Do t’u rekomandoja që të shikojnë veçanërisht përballjen ndaj Ukrainës. Këto rezultate në ndeshjet e para kanë sjellë frikë nga humbja”, ka thënë Terim, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në pjesën e dytë gjërat shkuan më mirë, ashtu siç kishte planifikuar, dhe se ekipi i tij u relaksua pak pas shënimit të dy golave. (r.m.)

Comment

*