Fatmir Xhafaj e quan “sajesë dixhitale” dëshminë e Albert Veliut

Tiranë, 18 maj 2018 – Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar sot për herë të parë pas paraqitjes së dëshmisë së Albert Veliut, dëshmitarit X në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, e cila flet për përfshifrjen e vëlait të ministrit, Agronit, në trafik me drogë.

Xhafaj e ka quajtur Dëshmitarin X si “një qytetar dixhital të sajuar” dhe ka theksuar se për të është e rëndësishme të vazhdojë “ta bëjë detyrën”.

“Dua t’ju them një gjë, që këtu jemi në vendin e një Task-Force speciale, kurse atje, në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokuroinë speciale dhe për policinë speciale. Detyra e tyre – për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”, është shprehur ministri Xhafaj, transmeton ABC News.

Dëshmia e 51-vjeçarit nga Vlora, Albert Veliu, e publikuar të enjten nga PD-ja, ka shtuar dozën e akuzave të opozitës ndaj ministrit Xhafaj dhe Kryeministrit Edi Rama

Veliu ka pranuar se ai ka qenë “bashkëpunëtori X” në bisedën e përgjuar me Agron Xhafajn.

PD-ja e publikoi identitetin e “bashkëpunëtorit X” dhe dëshminë e tij, pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Xhafaj se audiopërgjimi ishte i sajuar dhe se në atë bashkëbisedim nuk merrte pjesë vëllai i ministrit të Brendshëm, Agroni. (r.m.)

Comment

*