Fatos Klosi: Kisha Ortodokse më keq se islamikët, “pendesa” për vrasjen e Tivarit

Në pjesën e tretë të intervistës ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi thotë se ka shqetësim për atë që e quan “pozicion shumë të fortë të Kishës Ortodokse” ndërsa shton se “është toleruar shumë”. “Shërbimi e ndiqte Kishën Ortodokse, por nuk e survejoi, sepse nuk të linte detyra të tilla Fatos Nano”, “Kisha Greke është më e rrezikshme se islamikët”, “shteti duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke se me islamikët” dhe “fatkeqësisht Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare sot është pjesë e Kishës Greke”-thotë Fatos Klosi…

Bisedoi: Denion Ndrenika

-Më lejoni t’u pyes për çështjen e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Salih Tivari, i vrarë në zyrën e tij. Deri ku shkoi Shërbimi që drejtonit Ju në zbulimin e kësaj çështjeje? A ka pasur persona brenda Komunitetit Mysliman që dyshoheshin?

-Fatos Klosi: “Vrasja e tij ndodhi më vonë. Unë e kam pasur mik Tivarin, meqënëse të dy jemi rritur në Durrës. E njihja që nga… Motrën e tij e kam pasur në klasë.

Ai kishte ardhur disa herë tek unë për t’u ankuar për situatën, domethënë për të kërkuar ndihmë që aty ka diçka të organizuar që ishte kundër tij dhe që ai e ndjente.

Me thënë të drejtën nuk bëmë dot ndonjë gjë të madhe. E quanim të vështirë, një telash të madh të futeshim në probleme brenda Komunitetit Mysliman.

Ne po merreshim me atë pjesë të themi të islamikëve që lidheshin me terrorizmin, por jo të futeshim…

Se, po të futesh, duhet të mbash qëndrim pastaj dhe merr pozicionin e gjyqtarit dhe duhet t’i japësh të drejtë njerit e t’i thuash tjetrit “jo ti s’ke të drejtë”, gjë që e quanim një çikë të vështirë.

Ishte një politikë, për të cilën unë u konsultova edhe me shefat e mi se “deri ku mund të shkojmë” dhe e quajtëm që nuk mund ta bënim këtë punë.

Më vonë, sigurisht pas vrasjes së tij (Tivarit), është marrë prokuroria. Por, kjo ndodhi pasi kisha ikur unë.

Është marrë prokuroria. Duhet të jetë marrë edhe Shërbimi, se pastaj ishte një ngjarje e rëndë!

Deri atëherë i konsideruam që janë opinione, gjëra që ne nuk duhet të ngatërroheshim, nuk duhet të përfshiheshim”.

-Deri tani kemi pasur një pasqyrë të qartë të veprimtarisë së këtyre organizatave bamirëse që deri më së vonti arritën të bëheshin shqetësim, për islamikët. Shqetësim ju atëkohë keni paraqitur edhe për ndikimin e Kishës Ortodokse Autoqefale? Ka pasur akuza të vazhdueshme për rolin e Hirësisë së Tij dhe të shërbimeve sekrete greke në jug. Tani sëfundi ka pasur disa grupe të armatosura që kanë dalë në fotografi që për shumëkënd janë të kryera në objekte jashtë territorit të Shqipërisë, por megjithtë që lidhen me çështje që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

-Fatos Klosi: “Është problem tjetër fare! Mbase është më i rëndë se ky i pari problemi i ndërhyrjes së Kishës Greke në problemet e Kishës Autoqefale Shqiptare, por kësaj nuk i është kushtuar vëmendja e duhur. Jo nga Shërbimi, sepse Shërbimi e ka pasur këtë problem, e ndiqte domethënë.

Por, për mua problemi është akoma më i rëndë. Kisha Ortodokse në përgjithësi ka pasur mbështetje shumë të fortë nga shteti grek, gjë që nuk e ka Komuniteti Mysliman, që të mbështetet nga ndonjë shtet.

Kështu që, duke patur parasysh që mbrapa Kishës është Greqia, duke patur parasysh problemin tonë për të mos e prishur me grekët, sepse janë ata që kanë edhe të drejtën e vetos qoftë në NATO, qoftë në Bashkimin Europian, Greqia gjithmonë është konsideruar, madje ka guxuar dhe ka thënë që rruga jonë për në Bashkimin Europian kalon nga Athina, që na kujtoi atë historinë e Beogradit të dikurshëm.

Shteti shqiptar për mua nuk e ka marrë shumë seriozisht këtë problem dhe i ka bërë shumë lëshime Kishës Greke.

Shumë lëshime! Që me pranimin e Janullatosit (Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë. v.j.), që normalisht kishte të drejtën e plotë të mos e pranonte.

Nuk kishte  ndonjë ngut që të vinte këtu një prift, me të vërtetë shumë i ditur, shumë vërtetë, një intelektual i vërtetë, që të organizonte Kishën Shqiptare.

Le të organizohej një çikë më ngadalë, por të mbante si të thuash pamjen… Sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht!

Të gjitha investimet bëhen me fonde që vijnë nga jashtë, nga Greqia. Investimet janë të rëndësishme dhe tregojnë shumë se nga vijnë paratë.

Qoftë për ndërtimet e mëdha që kanë bërë dhe kanë bërë shumë. Qoftë për mbajtjen e një institucioni që s’është aq i vogël, ë?

Ne e pamë në Përmet që ishin në gjendje të organizonin njerëz. E pse? Sepse, thash që gjithmonë mbrapa tyre është Greqia.

Është fatkeqësi që ne jemi më të varfër se grekët dhe, edhe populli vetë ia ka nevojën emigracionit në Greqi, ka njerëz atje… Janë shumë faktorë të lidhur me njeri-tjetrin që i japin Kishës Ortodokse një tjetër pozicion në krahasim me Komunitetin Mysliman.

Është shumë më i varfër Komuniteti Mysliman, shumë më i përçarë, prandaj ka edhe grupe që i kanë “dalë dore”, sepse varet se ku janë flukset e parasë.

Meqënëse flukset e parasë po shkojnë drejt këtyre grupeve, Komuniteti Mysliman do të mbetet keq. Shteti shqiptar pak gjëra jep.

Kurse, Kisha Ortodokse ka parà pa fund! Ka paratë e Greqisë, të cilat janë paratë e Europës siç e dimë nga gjërat që duam e pamë vitet e fundit.
Kështu që, për mua shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke se sa me këta islamikët”.

-Përse, Ju mund të na thoni nëse i keni pasur nën mbikqyrje veprimaritë e Kishës apo të klerikëve apo edhe të personave të lidhur me Kishën, mos duhet të kuptojmë që me rolin e tanishëm Kisha mund të përbëjë rrezik kombëtar?

-Fatos Klosi: “Mmm… Unë nuk thashë… Nuk është rrezik kombëtar në kuptimin…. Dhe, nuk ka qenë Kisha kurrë nën survejimin e Shërbimit dhe nuk mund ta bënim atë gjë.

E para, se nuk na e vuri detyrë njeri. Se, duhet thënë që ne punonim mbi bazën e detyrave dhe nuk vinte detyra të tilla Fatos Nano.

Por, të shqetësuar, si çdo qytetar shqiptar xhanëm, për pozicionin shumë të fortë që ka Kisha Ortodokse, qoftë lidhur me shtetit, qoftë lidhur me publikun…

E thashë, unë jam i shqetësuar. Do të më pëlqente që Kisha Shqiptare… Pse? Nëpërmjet Kishës, të themi të drejtën shteti grek shpreson të shtojë influencën e tij.

Ne të gjithë e dimë që ai shtet nuk është aq i sinqertë me ne dhe aq transparent, për aq kohë sa ata akoma kanë pretendime edhe territoriale që është shumë e rëndë në këtë situatë edhe lidhur me Vorio Epirin, ose lidhur me kulturën, me pretendimin që edhe Korça është greke, duhet parë si një rrezik.

Nuk them shumë i madh, por duhet të na bëjë të kujdesshëm dhe kaq. Në mënyrë, që të mos tolerojmë në këtë fushë, sepse propaganda greke në të gjithë këtë historinë moderne të Shqipërisë, që nga Rilindja Shqiptare, ka qenë e tillë që kemi pasur probleme me grekët”.

(Në pjesën e katërt dhe të fundit, Fatos Klosi tregon se si e vlerësonte në fillim ish-kryeministri Pandeli Majko, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke shtuar që “edhe Fatosi”, për ish-kryeministrin Fatos Nano, “pati vërejtje”. “Majko nuk e kuptonte UÇK-në në fillim kur e quanin “terroriste” dhe “Majko vazhdonte me idenë që UÇK ishte konsideruar terroriste”-thotë zoti Klosi. Ai shton se SHISH-i mbështeste qëndrimin e CIA-s, kurse politika mbetej me marrëdhëniet e Departamentit Amerikan të Shtetit).

6 Responses to “Fatos Klosi: Kisha Ortodokse më keq se islamikët, “pendesa” për vrasjen e Tivarit”

Read below or add a comment...

  1. GRAMOZ says:

    Pastrimi i komunitetit musliman nga keta Imame te lidhur me degen e Al Kaedes te Sirise e cila quhet Al Nusra ku rekrutoj mbi 70 shqipetare mish per top ne Siri te gjithe keta duhen survejohen sepse mund te jene kondigjent per terorizem brenda Shqiperise dhe jashte me keq eshte kisha ortodokse greke ku Gjenerali Janullatus eshte agjent i Asfalise Greke dhe ka sjelle deme kolosale ne jugun e Shqiperise me vendosjen e varezave greke ne Permet duke mare eshtrat e shqipetareve per ushtare greke ,kompromentoj politikane si Fatos Nano Sali Berisha dhe Lulzim Basha dhe firmosen mareveshjen per shitjen e ujrave teritoriale joniane per llogari te Greqise,tradheti e larte nga Berisha dhe Basha,ne juge te Shqiperise ndruan emrat nga musliman ne ortodoks sherbimet sekrete shqipetare duhet te survejojne shume komunitetin musliman dhe kishen ortodokse te Janullatusit..

  2. Alexandros says:

    If all this is true then how come Islamists all over Balkans were celebrating Erdogan’s victory? Isn’t Erdogan representing Turkey? Perhaps there is a cloud in Mr Klosi’s vision.
    Whoever thinks that Greece represents a threat to Albania, while Greece wants Albania in the EU and NATO, is at least naive if not anything else, because his assumptions are completely irrational!
    Doing a memorial for the dead of the WW2 is not a threat to the sovereignty of Albania, but an honour for those who died and offered their lives to save Europe from Hitler, the Albanians should favour that kind of memorials and they should organise them by themselves and invite the Greek government and the officials!
    Albanians and Greeks have nothing to separate as long as the Albanians decide not to become Islamic extremists and simply respect the Greek minority in Albania, just as the Greeks have respected the Albanian immigrants and gave them a life when Albania was destroyed! Without Greece there wouldn’t exist a modern Albania, because Albania was built with those money!

    • The Eagle over the rainbow says:

      Sad that people can’t see straight they see one thing but not the other 60 years a law that says Greece is at war with Albania. As far as minority Greek in Albania they have lived better then us because our government even in communism we respected them they had schools their voice was in our parliament. We don’t have a nazi party in our parliament named golden dawn. Our army doesn’t go to sing in our Independence Day we will skin the Greeks nor another country to make them belts and shoes. That’s what Greeks do and say but not all are bad there are many people who rally helped Albanians and for them we as Albanians have respect and may God bless them and their families

  3. Dardan says:

    Mr. Alex…Greek minority in Albania???!!! What about Albanians in Greece??? Mr. Alex… in WW2 our grandfathers and their Italian brothers were dying while they were trying to save their ancestor lands from Greece!!! There is a lot that separates Albanians from Greeks but nothing from the Arvanitasit… You explain a lot about your hate and disrespect to Albanians in your comment, when you mentioned Albanians as emigrants, but not as a minority!
    Wanting Albania in EU and NATO was smart move from Greece, Mr. Alex perhaps there is a big cloud in your vision, you have entirely forgotten the Qameria!!!

    • fidel says:

      Zoti Klosi kush jane Greket? 2 shqiptare dhe 1 helenas. Per te qene modest 1 shqiptar 1 helenas. Pse ka kaq urejtje midis tyre? Sepse ne ndryshuam fen tone dhe u beme shumica Mysliman. Kufite i caktoj Europa …. ku ne duam te hyme e as greku as shqiptari. Ata kene pretendimet e tyre keqdashese por edhe ne kemi pretendimet tona pos haro. Nese ata permendin virio epirin ne permendim vshatrat tona rreth Athines pra edhe ate e bejme tonen. Po ta shikosh me vemendjene te mire te keqinj ata ishin qe na happen dyert per rreth 1 million emigrat. Po ata Grek jane qe si ne Eurpe por edhe ne bote na kane ndihmuar per te pasur nje transicion sa me te lehte ne vendet ku emigruam. Une jetoj ne Canada dhe e kam pare me syte e mi ndihmesen e vyer te komunitetit Grek perkundrejt atij Shqiptar. 90% e bisnesmenve shqiptare te ndertimit e kane pasur zanafillen nga ai Grek.
      Dhe konkretisht ndihmesa e Janullatusit eshte nje gje qe duhet vleresuar e jo te hedhim bal mbi te.
      Vertet ti si individ mund te kesh mendimin tend por mos na u hiq me katolik se Papa. Ti ke qene vete pjestar tek tava e pilafit te politikes qakpirese shqiptare. Gezoje ate para dhe mos hyj ne debete te ktilla zemer.

  4. Telling it like it is says:

    Klosi is correct about stating the facts. The Orthodox church is no longer an Albanian institution (apart from in a geographical way), but one that represents the interests of Greece and of Hellensim in the area. Fan Noli’s dream is dead, buried and cremated. Over time, creeping hellenisation has occurring like for example the Albanian word Ortodokse now rendered in a more Greek sounding form of Orthodhokse in the church’s Albanian name. Or Anastasios Ianoulatos meeting openly and privately with Greek government officials many times over with only a seldom meeting with an Albanian prime-minister or president and only in the open when others are present. He has never once met with other Balkan Albanian leaders though he supposedly represents a ‘Albanian’ religious institution. Instead when the new Orthodox Cathedral in Tirana was inaugurated, he invited people like Amfilohije Radovic of Montenegro who advocated in the 1990s for the death and destruction of Muslims like Kosovo Albanians in the Balkans and was a spiritual head for many Serbian nationalists (its like the Jews inviting Goebbels for the consecration of a synagogue). Well that is the type of company that Ianoulatos likes to keep. Moreover not to mention that Greek liturgy has been found even conducted in many a Orthodox Albanian speaking village these days like Frashtan, Lugar, Muzine, Pece, and of course Mursi.

    Many changes have been happening in Southern Albania and its time to acknowledge the elephant in the room. A large amount of Orthodox Albanians have taken on Greek citizenship by declaring themselves as ‘Northern Epirotes’. Many of them have resided in Greece, of whom their children have been raised as monolingual Greeks and who have adopted all of the Albanophobia present in that society. Apart from the above mentioned villages, one can go the Bregdet, Lunxheri or the Rreza area of the Vjosa to encounter this Hellenisation phenomenon of the Albanian Orthodox. And lets not forget the rise of the ‘Heleno-Vlahs’ (Vlachs affiliated with a Greek view) as they style themselves in places like Korce. Considering that Albania now allows for binational citizenship for all these people, this will pose a very bad omen in the future and they will be a foreign policy tool of the Greek state in Albania. We must not also forget that the accession procession in the EU will in the end involve additional demands by Greece of Albania (as Slovenia did when it held Croatia’s bid at ransom). Even worse is that the Albanian Socialist party has people in it who peddle to Greek interests. In the past it was Fatos Nano whom the Greeks helped install while overthrowing a democratic government. These days its people like Luiza Xhuvani (as was revealed by Albanian media that she double citizenship and after that she came out as a Greek too !). Now who knows how many others there are like that and what happens if they are installed in sensitive positions that have geo-political and security implications like negotiating the maritime border with Greece. Much to reflect on for those who still identify as Albanians. Just because one speaks Albanians does not make them an Albanian. Arvanite types are a case in point.

    Those that have said in here that Turkey is supposedly ‘Islamist’ do so because Erdogan wants to ensure democracy from Kemalist coup culture and create a strong Turkish state and can not deal with that fact. He is not ashamed of Islam and understands its role in Turkish society and he is reconciling it with democracy, unlike the Kemalists who looked at the Anatolian peasantry with scorn as a ‘backward’ and ‘reactionary’ population. Erdogan’s involvement in the Balkan Albanosphere has been positive as he recognises the Albanians as a real people, not as Arvanites or Tourkoalvanoi something of that racist nature. Unlike our Balkans neighbors who like Serbia’s Jeremic who called us Orcs or Greece who referred to us as ISIS in recent times, Erdogan a known for being a proud man is only humble and full of respect when around Albanians. He has referred to us as “brothers” and equated Kosovo as one with the Turkish homeland. During his tenure he has strengthened ties and invested much in Albanian areas. He has also given much to restoring Islamic institutions and buildings that the Albanians communists destroyed and the Slavic Yugoslav communists repressed and Serbian army in 1999 destroyed. Today a mosque, one of the biggest in the Balkans is rising in the heart of Tirana, showing that Islam has never gone a way and a rebuke to the likes of Enver Hoxha and Pjeter Arbnori who detested such a building ever being built. Islam prevented Albanians from assimilation through Slavisation and Hellenisation (often through mechanism such as Arvanitsation and Pelasgianism) and mosques represent a continuation of Albanian identity. Klosi you are patriot. As i Tosk myself its time to talk about the truth. No need to sugar coat over things anymore.

Comment

*