Federata e Futbollit e Rusisë uroi kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës

Prishtinë, 11 korrik 2018 – Kryetari i sapozgjedhur i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë urime nga shumë federata nacionale të fotbollit, nga klube futbollistike dhe nga shoqëri sportive.

Ndër të tjera, Ademi ka marrë letër urimi edhe nga Federata e Futbollit e Rusisë.

Në urimin e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm, Aleksandr Alaev, shprehet vullneti i Fedefratës ruse të Futbollit për të ndihmuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Kemi kënaqësinë t’ju urojmë për zgjedhjen tuaj Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ne presim bashkëpunim midis dy federatave tona dhe ju urojmë prosperitet dhe shumë sukses juve dhe Federatës suaj. Mund të llogarisni gjithnjë në mbështetjen tonë të plotë për çështje të futbollit.

Shpresojmë se do të takohemi  së shpejti në raste të ndryshme fotbolli”, thuhet në urim.

Agim Ademi u zgjodh kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, që u mbajt javën e kaluar. Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor u mbajt pas vdekjes së papritur të kryetarit të ndjerë, Fadil Vokrrit.

Deri më tash, Ademi ishte nënkryetar i federatës. (r.m.)

Comment

*