Federata franceze e futbollit pritet të gjobitet për gabimin me himnin shqiptar

Nyon (Zvicër), 9 shtator 2019 – Federata e Futbollit e Francës pritet të gjobitet 5 mijë deri 10 mijë euro, për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare Francë – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit  2020, shkruan gazeta “Panorama”.

Ndeshja që u zhvillua në “Stade de France” në Paris nisi me 6 minuta vonesë, pasi në vend të himnit të Shqipërisë u ekzekutua për pak çaste himni i Andorës.

Lojtarët e kombëtares shqiptare nuk pranuan ta nisnin lojën derisa të ekzekutohej himni shqiptar.

Gafa vazhdoi edhe me spikerin e zërimit të stadiumit, i cili i kërkoi ndjesë Armenisë dhe jo Shqipërisë. (r.m.)

Comment

*