“Fenerbahçe” i ofron Shaqirit 3 milionë euro për sezon

Stamboll, 27 korrik 2020 – Futbollisti i Kampionit të Anglisë, Xherdan Shaqiri, mund t’i bashkohet gjigantit të Superligës së Turqisë, “Fenerbahçe”.

Mediat turke raportojnë se “Fenerbahçe” është i gatshëm t’i ofrojë Shaqirit page vjetore prej 3 milionësh eurosh, për një marrëveshje trevjeçare.

Nëse realizohet kalimi te “Fenerbahçe”, Shaqiri do t’i bashkohej Vedat Muriqit, sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, i cili wshtw shumw I kwrkuar nga disa klube tw mwdha evropiane.

(r.m.)

Comment

*