Ferhan Hasani është afër kalimit te “Benfica”

Prishtinë, 5 janar 2017 – Sulmuesi i “Shkëndijës” së Tetovës, Ferhan Hasani, pritet ta vazhdojë që karrierën në Portugali.

Mediumet në Maqedoni kanë raportuar të mërkurën se Hasani do të transferohet te skuadra e njohur portugeze “Benfica”, përcjell Koha Ditore.

Sipas medieve, marrëveshja në parim është arritur me të gjitha palët dhe transferimi i Hasanit do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Mësohet se ‘Benfica” do t’ia paguajë “Shkëndijës” 500 mijë euro dëmshpërblim për Hasanin, i cili do të firmosë kontratë katërvjeçare.

Hasani, 26-vjeçar, ka kontratë me skuadrën nga Tetova deri në fund të këtij edicioni, kurse vitin e kaluar është kthyer nga Brondby. (r.m.)

Comment

*