Ferrajt nuk lejojnë nëpërkëmbjen e vlerave kombëtare nga askush !!!

Ferrajt nuk lejojnë nëpërkëmbjen e vlerave kombëtare nga askush !!!

 

Krahina e Plave Gucisë si Kështjellë Qëndrese për çështjen kombëtare shqiptare, historisë se kombit i dhuroj figura dhe personalitetet qe me sakrificën dhe kontributin e tyre i bën nder trevës sonë si dhe mbarë kombit shqiptar. Plave Gucia si territor gjeografik dhe me përmasat e saj është një oazë e vogël e atdheut por për fatet e Shqipërisë tejet e madhe meqë i dhuroj si asnjë krahinë tjetër. Rrjedhat e historisë dhe Kongresi famëkeq i Berlinit beri te veten qe kjo trevë shqiptare te ndahet padrejtësisht nga trungu i atdheut.
Lufta e Nokshiqit ku forcat vullnetare shqiptare nga Plave Gucia dhe te ndihmuara nga krahinat tjera të pajisur me armë të vjetëruara e të ushqyer dobtë por me moral të lartë, munden ushtrinë e rregulltë malaziase të armatosur me arme më modern të kohës ( revole, pushkë e artileri ruse, austriake etj.) hyri ne analet e historisë shqiptare si një nder betejat ma te ndritura jo vetëm te kohës por edhe të histories së popullit shqiptar në përgjithësi.
Po ne luftën e Nokshiqit (1979) ra heroikisht edhe heroi i kombit dhe komandanti i forcave shqiptare Jakup Ferri ne mesin e qindra luftëtarëve tjerë për te mos vdekur kurrë.

Plave e Gucia sot dhe tentimi për shtrembërimi e historisë !

Pas 137 viteve te Betejës se Nokshiqit ne pjesëtarët e familjes Ferraj këtë vere, saktësisht me 1. gusht 2016 vendosem te bëjmë shënjimin e varrit te heroit kombëtar Jakup Ferri, dhe njëkohësisht paraardhësit të familjes sonë.
Duke kuptuar mire plagën e rend te asimilimit dhe specifikave ne terren, dhe për hir te krijimit te një klime te përafrimit ne Plave Guci ne u dakorduam sëbashku me aktivist te çështjes kombëtare shqiptare, me institucionet komunale te Plave dhe disa te afërm te familjes tone qe jetojnë ne Plave (Shabaj- tash Shabo viq) qe guri i përkohshëm ne varrin e heroit kombëtar Jakup Ferri te jetë i shënuar shqip dhe pa kurrëfarrë simbole partiake, fetare e të ngjashme duke e konsideruar që Jakup Ferri i përket mbarë shqiptarisë.
Duke shpresuar qe kjo te jetë një nisme e mbar, dhe duke shpresuar qe emri i Jakup Ferrit do te i bashkoj te gjithë si ne luftën e Nokshiqit, ne u zhgënjyem thellësisht nga dinakëria dhe pabesia e atyre me të cilët ne ishim dakorduar kohë më parë, gjegjësisht nga lajmi të cilin e morrem dy dite para ceremonisë se 1. gushtit sipas të cilit gurit të varrit të heroit kombëtar shqiptar i ishin dhënë konotacione fetare me vendosjen e yllit dhe gjysëm hënës ne të. Për hir te evitimit te tensioneve eventuale dhe emocioneve, dhe mos krijimit te një klime konfliktuoze ne megjithatë lejuam përkohësisht vendosjen e gurit te imponuar te varrit(duke e mbuluar me flamur kombëtar shqipëtar me rastiin e ceremonisë).
Jakup Ferri nuk është flijuar për te promovuar asimilimin e as për te lejuar okupimin e tokave shqiptare, e këtë ai e ka dëshmuar edhe ne luftë kundër forcave okupuese turke ku nen udhëheqjen e komandant Jakup Ferrit, forcat e Lidhjes se Prizrenit vranë ne Gjakove ne shtator vitit 1879 Mehmet Ali Pashë Maxharin të cilin e kishte dërguar sulltani për t’ua dorëzuar Plavën e Gucinë malazezëve kundër dëshirës së shqiptarëve..
Po ashtu, pos tjetërsimit të kullave të Hasanit, Mehmedit, Omerit, Aganit e Eminit në lagjen e Ferrajve(tash mëhalla e Shaboviqëve) dhe të pronave të tjera të palujtshme të Familjes Ferri, në Plavë e rrethinë ditëve te fundit ne familja Ferri jemi dëshmitar edhe te keqpërdorimit të mediave elektronike-dixhitale përmes të cilëve Jakup Ferri prezantohet si boshnjak madje me mbiemër Feroviq ose edhe Shaboviq dhe si udhëheqës i rebelëve shqipëtar proturk (Wikipedia, Jakup Ferri) si dhe të një shtrembërimi tjetër te historisë dhe fakteve qe ende ekzistojnë ne Plave. Ne pjesëtaret dhe trashëgimtarët e Jakup Ferrit u habitem kur pamë ne foto “renovimin” e xhamisë se Ferrajve ne Plave (për çka familja Ferri as që ishte e njoftuar e lere më që kishte dhënë lejen për një gjë të tillë), dhe çka është ironi e llojit te vet duke e quajtur xhamia e Shabajve-viqve. Se e kujt është xhamia në fjalë qartë shihet nga mbishkrimi i gdhendur në pllakën e vendosur mbi hyrjen në xhami (që për fat të mirë ekziston dhe lexohet ende) “Kjo bëmirësi bëhët në emër të Zotit.Ndërtuesit e këtij mesxhidi të ndershëm me mjete të veta materiale janë: Hasani, Mehmedi, Omeri, Emini e Agani, bijtë e Jakupit, i cili ra shedit (hero).Fillimi i ndërtimit viti 1318(1900/1901), përfundimi i ndërtimit 1319(1901/1902).E ndërtoj mjeshtri Hamza nga Dibra (usta Debreli Hamza) , shkrim ky i bërë dhe i vendosur mbi hyrje në kohen e ndërtimit dhe ne gjuhë osmane.
Ne, familja Ferri jemi angazhuar dhe nagazhohemi “me mish e shpirt” për tu afruar dhe bashkuar ne mes veti plave-guciasit, por njëkohësisht nuk lejojmë dhe nuk tolerojmë në asnjë mënyrë shtrembërimin e as falsifikimin e historisë dhe realitetit ne Plave Guci.
Ne ua bëjmë me dije dhe ua qartësojmë te gjithë atyre e ne veçanti vëllezërve tone qe kanë humbur gjuhen, janë asimiluar dhe sot veten e quajnë boshnjak se trimi dhe heroi Kombëtar Jakup Ferri lindi dhe vdiq shqiptar duke i lënë pasardhësit e denjë ta vazhdojnë misionin e tij kombëtar, e i tillë do te jetë e do të mbetet sa të jetë jeta, sa të ketë Ferraj gjallë dhe sa të ketë shqiptari që mbanë mend Jakup Ferrin e heronjtë tjerë që u flijuan kundër copëtimit të trojeve e për bashkim kombëtar.Lavdi Jakup Ferrit e të gjithë atyre që kanë rënë për kauzë kombëtare!

Akademik, Rexhep Ferri
Prof. Dr. Naser Ferri
Magjster Arben ferri
Prishtinë 6. nëntor 2016

Pasardhësit e Jakupit te cilët e kane ngrit xhamin ne vitin 1901: Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani, Emini dhe nipat e familjes

Pasardhësit e Jakupit te cilët e kane ngrit xhamin ne vitin 1901: Hasani, Mehmedi, Omeri, Agani, Emini dhe nipat e familjes

Rexhep, Naser, Arben e Bind Ferri para hyrjes se xhamise se Ferrajve

Rexhep, Naser, Arben e Bind Ferri para hyrjes se xhamise se Ferrajve

Pllaka me mbishkrim ne gjuhen osmane mbi hyrjen e xhamise se Ferrajve

Pllaka me mbishkrim ne gjuhen osmane mbi hyrjen e xhamise se Ferrajve

Dr Naser Ferri dhe magjistër Arben Ferri

Dr Naser Ferri dhe magjistër Arben Ferri

Orest, Naser e Bind Ferri mbi varrin e Jakupit

Orest, Naser e Bind Ferri mbi varrin e Jakupit

Comment

*