Festivali letrar për dëshirën e fëmijve për të lexuar dhe çfarë u ofrojnë të rriturit

Letërsia e fëmijve dhe të rinjve zuri vend për tri ditë me festivalin e parë në datat 16-19 mars në Tiranë

Denion Ndrenika

Në Tiranë u organizua për tri ditë me radhë Festivali i Parë i Letërsisë për Fëmijë dhe për të Rinj.

Në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, Shoqata e Botuesve organizoi festivalin me shkrimtarë, studiues dhe përkthyes që krijojnë dhe punojnë me të rinjtë dhe fëmijët.

Në pyetje është dëshira e fëmijve për të lexuar dhe çfarë u ofrojnë të rriturit, vullneti vetanak, kryerja e detyrave lirshëm apo si pjesë e detyrimit të shkollës.

Mirëpo, të rriturit janë pikërisht kritikë për mënyrën e zhvillimit dhe krijimit. Brengat i paraqitën studiuesit panelistë Edmond Tupja:

“Libri është një objekt që duhet adhuruar. Që unë e adhuroja, prandaj i vendosim në bibliotekë drejt. Ka dhe ekstrem tjetër. Njerëzit që blejnë libra për t’i vendosur në bibliotekë, për të treguar sa libra të bukur që kanë, sa oxhak të bukura sipër, por nuk kanë lexuar asnjë libër”.

Atalanta Pasko nga Tirana tha se “trishtohem shumë kur botohen libra të huaj pa emër autori me disa figura të bukura”.

Kurse, Dashmir Ademi nga Shkupi vërejti se “në Maqedoni na mungon një strategji e përgjithshme për librin shkollor, për librin për fëmijë, për librin për të rritur. Sytë i kemi patur gjithmonë nga Shqipëria”.

“Shpresoj që të kemi një rrugëdalje nga ky qorrsokak, në të cilin gjendet libri shqip në Maqedoni”-shtoi studiuesi Ademi.

Organizatorët besojnë se të gjeturat e Festivalit të Parë të Letërsisë për Fëmijë dhe të Rritur do të jenë mundësi e mirë për një strategji të përbashkët ndërshqiptare të leximit.

Organizatorët besojnë gjithashtu se kjo strategji brenda dhe jashtë Shqipërisë të përfshijë sistemin shkollor, arsimin në tërësi si dhe vetë botuesit, studiuesit, përkthyesit dhe shkrimtarët.

Comment

*