Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Festivali i parë Ndërkombëtar i Balonave u mbajt në Tiranë, në 1 dhe 2 shtator, i organizuar nga “Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit”, pranë Bashkisë së kryeqytetit.
Familjarë dhe fëmijë të shumtë u mblodhën në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, në anën tjetër të liqenit.
Sipas, “Visit Tirana”, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në ceremoninë e hapjes i ftoi familjet t’u bashkohen festivalit gjatë të dy ditëve në vijim.
Merrnin pjesë edhe specialistë të balonave nga rajoni i Ballkanit, të cilët nuk ngurruan t’u tregonin fëmijëve se si ndërtohet një balonë.
Siç njoftoi kryetari i bashkisë, festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të rikthehet në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Comment

*