FIFA vendos: Në Kampionatin Botëror do të marrin pjesë 48 ekipe

Cyrih, 10 janar 2017 – Anëtarët e Këshillit të FIFA-s e kanë aprovuar , me vota unanime planin e Presidentit të Federatës,  Gianni Infantino, që në Kampionatin Botëror të marrin pjesë 48 përfaqësuese.

Kampionati do t’i ketë 16 grupe me nga tri përfaqësuese, kurse në fazën e eliminimit do të jenë 32 përfaqësuese.

Ky format pritet të nis me mapmionatin e vitit 2026.

37 anëtarët e Këshillit kanë votuar planin e Infantinos, para katër opsioneve të tjera, njëri prej të cilave ishte që në fazën finale eë kampionatitn të marrin pjesë 32 ekipe, sa kanë marrë pjesë deri më tash. (r.m.)

Comment

*