Filloi shembja me tritol e godinave të rrezikshme

Për rreth 5 orë forcat e xhenios punuan për vendosjen e lëndës shpërthyese të llojit C4 në brendësi te hotelit 6-katësh në zonën e plazhit, i cli kishte pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i 26 Nëntorit, transmeton Klan.

Deri tani vetëm në qytetin e Durrësit janë shembur mbi 10 objekte. Verifikimet e 11 grupeve në terren tregojnë për një rritje të bilancit të dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në Durrës rezultojnë të shembura dhe të dëmtuara rëndë 3821 shtëpi ndërsa në Tiranë 1311.

Rritje ka edhe të numrit të pallateve të dëmtuar, 461 janë në Durrës dhe 35 në Tiranë.

Pas Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, tërmeti ka shkaktuar dëme dhe në qarqet e Dibrës, Kukësit, Fierit, Elbasanit dhe Beratit. Në Kukës 4 pallate janë dëmtuar rëndë, ndërsa në Elbasan 1.

Emergjencat njoftojnë se vijon operacioni për prishjen e objekteve që rrezikojnë jetën e banorëve, një pjesë e të cilëve janë evakuar. Familja Truni prej afro 6 ditësh është evakuar në një prej hoteleve të qytetit të Durrësit.

Deri në mesditën e së martës janë strehuar në hotele, qendra sociale apo çadra 3224 persona.

Comment

*