Fillon hetimi për kompaninë e autobusëve të shefit policor ku u gjet heroinë

Policia e Korçës ka nisur hetimin për kompaninë e linjës së autobusëve ku u sekuestruan 2 kligoramë heroinë një ditë më parë.

Hetimi vijon për të gjithë stafin e kompanisë, ndërsa ditën e sotme u pezulluan nga detyra Shefi i hetimit të krimit Edmond Çela (në foto) dhe 5 efektivë të tjerë të doganës së Kapshticës.

Ndërkohë ditën e djeshme u arrestua edhe shoferi i autobusit ku u zbulua 2 kg heroine. Ai është Ilir Rustemi 54 vjeç nga Korça dhe u arrestua nga policia greke me akuzen e trafikut nderkombetar te lendeve narkotike.

Droga u sekuestrua një ditë më parë nga policia greke në një autobus të linjës Shqipëri- Greqi.

Njoftimi i Policisë

Siç është informuar më parë me daten 19.01.2017, në doganën e kufirit të shtetit grek në Kapshticë është kapur një sasi prej 2 kg e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë.

Për sqarimin e rrethanave të këtij rasti Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë ka pezulluar përkohësisht nga detyra 6 punonjës policie, ndërmjet tyre edhe E.Ç, Shef i Hetimit të Krimit në DVKM, Korçë.

/Ora News.tv/

 

Comment

*