Fillon sesioni i fundit kuvendar 8 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021

Temë bosht e Kuvendit mbetet ristrukturimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe reforma Zgjedhore.

Knid Ndrenika

E hënë, datë 7 shtator 2020, ora 17.00 Urdhër nr. 43, datë 31.8.2020 “Për thirrjen e sesionit të VII të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, datë 7.9.2020, ora 17.00

Ora 17 e kësaj të hëne shënon fillimin e punës të Sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë, e fundit deri në 25 prill kur presidenti caktoi datën e zgjedhjeve të reja të përgjithshme.

Pas më shumë se muaji pushimi deputetët rikthehen në seancë plenare për katër orë, nën masat e pandryshuara kundër përhapjes së Koronavirusit.

Temë bosht pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese mbetet krijimi i tre strukturave që përbëjnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Partitë duhet t’i dorëzojnë propozimet për anëtarët brenda datës 9 shtator.

Kryekuvendari Gramoz Ruçi kërkoi anëtarët për Komisionin e Posaçëm që do të zgjedhë Kryekomisionerin Shtetëror me 7 vjet mandat dhe nga 5 përfaqësues të Komisionit Rregullator dhe të Komisionit të Ankimive dhe Sanksioneve me nga 5 vjet mandat.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese u bë pa opozitën që braktisi Kuvendin, por me opozitën që qëndroi në Kuvend me 106 vota pro, përfshi të socialistëve qeveritarë.

Ndryshimet kushtetuese shtruan rrugën e listave të hapura dhe riorganizimit pa koalicione parazgjedhorë.

Comment

*