Filmi “Delegacioni” i regjisorit Bujar Alimani fiton “Grand Prix” në festivalin e Varshavës

Varshavë (Poloni), 22 tetor 2018 – Filmi “Delegacioni” bashkë-prodhim i Shqipërisë, Francës, Greqisë dhe Kosovës, me regji nga Bujar Alimanit, e ka fituar çmimin kryesor “Grand Prix” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë.

Filmi rrëfen ngjarjet e fillim viteve të ’90-ta të shekullit të 20-të, kur pushteti komunist në Shqipëri po bënte përpjekjet e fundit për ta mbajtur pushtetin, pavarësisht ndryshimeve që priteshin.

Edicioni e 34-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë “Warsaw Film Festival” u mbajt prej 12 deri më 21 tetor në kryeqytetin polak. Ky festival renditet në mesin e festivaleve më të rëndësishme, si festivalet e Kanës, Vendikut, Berlinit, etj. (r.m.)

Comment

*