Filmi “Derë e hapur” do ta përfaqësojë Shqipërinë në Oscar 2021

Tiranë, 26 tetor 2020 – Filmi “Derë e hapur” do ta përfaqësojë Shqipërinë në garën për çmimin Oscar për vitin 2021.

Lajmin e ka publikuar regjisori i filmit, Florenc Papas, përmes një postimi në Facebook.

‘Falemnderit dhe urime të gjithëve’, ka shkruar regjisori Papas.

Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin.

Premiera e filmit “Derë e hapur” u dha në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

(r.m.)

Comment

*