Filmi i Elza Zagredës shfaqet në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB

Julika Prifti

Ne datën 16 nentor 2018, ne orën 7 te mbrëmjes ne Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB u shfaq filmi Growing Up Fat and Albanian prodhuar, shkruar dhe luajtur nga Elza Zagreda. Autorja – Aktore Elza Zagreda eshte e njohur prej disa vitesh ne komunitetin shqiptar dhe amerikan. Komedia e shkruar dhe e interpretuar prej saj “Buk’ e djath” qe nje sukses i merituar ne qytetin tone e ne qytete te tjera amerikane.

Filmi” Growing Up Fat and Albanian” eshte puna krijuese e  Elza Zagredes, e cila shkroi skenarin, luajti ne rolin kryesor dhe producente së bashku me Kelly Kirklyn. Regjisor eshte nje tjetër shqiptar i talentuar në fushen e artit kinematografik, Dhimiter Ismailaj-Valona. Operator i filmit eshte Shawn Schaffer, dhe Christina Hurtado-Pierson konsulente. Ne film luajnë  Isabella Knight, Shpend Xani, Freia T. Titlland, Alexandra Maruzzi, Tony Naumovski, Lumi Subasic, Jody Lynn Smith, Jenn Wehrung, Mimoza Ismailaj, Johnny Skreli, Bekim Qela, Brianna Femia, Stacey Maltin and Xhenet Capani. Filmi u prodhua nga kompania qe mban emrin e babait te Elzes , Rocky from Da Bronx Productions. Muzika e filmit eshte kompozuar nga Aldo Shllaku, veshja nga Catherine Fisher dhe montazhi  nga Frank Reynolds. Skenografia nga nga Tabitha Pease.

Ne sallën e mbushur me artdashes njujorkez, e rrethinat dhe disa qe kishin ardhur deri edhe nga qyteti i Çikagos , atmosfera gjate kokteilit qe e ngrohte dhe mikpritëse. Diçka tipike edhe ne kete salle ishte dëgjimi i gjuhëve te ndryshme, anglisht, shqip, maqedonisht, etj. Prejardhja e spektatoreve e bënte sallën te jete prezantuese tipike e perberjes se qytetit tone me emigrante te shumte.

Ingrit Prizreni falënderoi te ardhurit e beri prezantimin e Elza Zagredes.

Elza Zagreda pasi falënderoi Misionin e Shqipërisë u uroi pjesëmarrësve shikim te mbare te filmit te saj te pare.

Gjate shfaqjes se filmit Growing Up Fat and Albanian spektatoret qeshen here pas here me batutat e situatat komike te paraqitura realisht e me mjeshtëri ne skenarin e Elza Zagredes. Ne pak me shume se nje ore jeta e nje vajze te lindur  e rritur vit pas viti  ne nje familje shqiptare paraqitet me te verteten e njohur te familjeve ne emigrim. Vajza duhet  te ndjeke traditat e sjella nga vendi i prindërve e duhet te luftoje per te bere ndryshimet qe kërkon jo vetëm nje brez i ri, po edhe nje vend i ndryshëm nga ai ne te cilin u rriten gjyshërit e prindërit e saj.  Kjo “përleshje” midis traditave te vendit te ardhur dhe atij ne te cilin kane emigruar, eshte nje e vertete e ndjere nga te gjitha komunitet. Prandaj filmi i Elza Zagredes pëlqehet e gjen shikues te shumte jo vetëm ne spektatoret shqiptare apo me origjine shqiptare kudo ne bote, por edhe ne spektatore te komuniteteve te tjera etnike: Si do rriten fëmijët ne vendin e ri e sa duhet te ndiqen apo te ruhen zakonet e fisit e te vendit prej nga kane ardhur?

Pikerisht kjo temë njerezore e shume shekullore, bashkëshoqeruese e emigracionit dhe emigrateve, e ben filmin  te pëlqehet e te ndiqet me kënaqësi nga çdo lloj shikuesi. Prandaj eshte e kuptueshme pjesëmarrja ne  19 Festivale Internacionale  dhe akordimi i  9 çmimeve : Maryland International Film 2017, NY Indie Awards 2017, Manhattan Film Festival 2017, Stockholm Independent Film Festival, 2017, Unedited Independent Film Festival 2017, Best Shorts Competion 2017, Global Accolade Film Competion Winner.

Loja e spikatur e Isabella Knight ne rolin e hallës eshte gjurmëlënëse. Megjithese nuk ka prejardhje shqiptare dhe nuk flet shqip, ajo ka shqiptim shume te qarte e te mire te fjalëve ne kete gjuhe dhe e portretizon hallën sikurse te ishe nje Tinka Kurti apo nje Justina Aliaj. Edhe aktoret e tjerë qe nuk e kane shqipen gjuhen e tyre kane bere nje pune te lavdërueshme e duken sikur shqipen e kane ne përdorim te përditshëm.

Mbreselenese eshte dhe muzika e filmit qe percjell tingellimin shqiptar tradicional.

Elza Zagreda eshte emer i cili do te dëgjohet gjithnjë e me shume ne komunitetin tone e ne boten artistike te amerikes e te botes.

Comment

*