Filmi i Lorena Sopit fiton çmimin “Best Short Film” në Londër

Londër, 6 korrik 2017 – Filmi i metrazhit të shkurtër “Përjetësisht fëmijë”, me skenar e regji të Lorena Sopit, prodhim i AS Film Production dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, e ka fituar Çmimin e Filmit më të mirë të shkurtër (“Best Short Film”) në festivalin Gold Movie awards Goddess në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Është ky filmi i dytë i shkurtër i Lorena Sopit dhe po ashtu çmimi i dytë ndërkombëtar për këtë film.

Filmi “Përjetësisht fëmijë” gjatë muajit korrik do të shfaqet edhe në disa festivale ndërkombëtare.

Ai do të shfaqet në “Golden Bridg International Film Festival” në Moskë, “Low Film Festival” në Sao Paolo të Brazilit, “The Shortz Film Festival – Chico”, California, “The Accolade Global Film Competition” në La Jola- California, “International Film Festival” në Regina të Kanadasë, “Sunlight International Film Festival” në Moskë, etj.

Filmi i parë, “Mona”, i cili ka qenë pjesë e më shumë se 40 festivaleve ndërkombëtare, deri më tani i ka fituar nëntë çmime kinematografike. (r.m.)

Comment

*