Filmi “Shpia e Agës” shfaqet në Festivalin e Karloviv Varit

Prishtinë, 1 korrik 2019 – Një tjetër moment i rëndësishëm është arritur nga kinematografinë kosovare. “Shpia e Agës”, me skenar dhe regji nga Lendita Zeqirajt, ka hapur konkurrencën në kategorinë “East of the West” në Festivalin Ndërkombëtar të Karlovi Varit në Çekisë.

Filmi i regjisores Zeqiraj sjell në ekran jetën e pesë grave, të cilat bartin me vete traumat e luftës në Kosovë. Një temë e cila nuk është diskutuar shumë as në shoqëri e as nuk është trajtuar aq në kinematografi.

Filmi është pritur me lëvdata nga organizatorët e festivalit, që në fillim. Përzgjedhësja e filmave kategorisë ‘East of the West’ ku hyn edhe filmi “Shpia e Agës”, Lenka Typakova, ka thënë se festivali është në kërkim të regjisorëve të veçantë.

“Filmi i saj karakterizohet nga një energji mbresëlënëse, aftësia e personazheve për të kuptuar dhe ndarë ndjenjat e tyre me të tjerët dhe autenticiteti i saj, përmes tyre regjisorja krijon një botë plot jetë për protagonistet e saj gra”, ka thënë Lenka Typakova për revistën “Variety”, transmeton Koha.net.

Burri i vetëm i shtëpisë në film është Aga (Arti Lokaj), një djalë 9-vjeçar. Ai kërkon vazhdimisht babën e vet për të cilin mendon se është hero dhe i burgosur në Serbi. Në mungesë të një roli, sesi një burrë duhet të veprojë, Aga nxit shikuesit e filmit që të reflektojnë edhe mbi rolin e patriarkalit.

Aktorja Shengyl Ismaili e portretizon jetën e Kumrisë. Ajo është një e dhunuar gjatë luftës në Kosovë, dhe njëkohësisht nëna e Agës.

“Shpia e Agës” ka për producent Bujar Kabashin. Rolet i luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. Filmi “Shpia e Agës” është bashkëprodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë. Është punuar nga ‘N’art Films’ mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit ‘Woof Films’ nga Kroacia, ‘Sacrebleu productions’ nga Franca, si dhe ‘Ska-Ndal Productions’ dhe ‘SY13 Films’. Filmi është përkrahur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. (r.m.)

Comment

*