Filmi “Timebox” i Nora Agapi fiton çmimin kryesor të festivalit “Dokufest”

Prishtinë, 10 gusht 2019 – Në Prizren është mbyllur edicioni i 19-të i Festivalit të filmit dokumentar e të metrazhit të shkurtër “Dokufest”.

Në ceremoninë e mbylljes janë ndarë çmimet e festivalit, i cili është bërë një ndër ngjarjet më të rëndësishme për film të këtyre zhanreve.

Çmimi kryesor në kategorinë e filmit dokumentar “Best Balkan Documentary” iu nda filit “Timebox” të regjisores Nora Agapi.

“Ky film është një kapsulë e bukur kohore e një vendi në ndryshim dhe vlerat e një personi brenda tij”, vlerësoi juria e festivalit.

Adhuruesit e filmave kanë pasur rastin që në këtë edicion të festivalit “Dokufest”  të ndiqnin afër 300 filma të zhanreve të ndryshme.

“DokuFest”nga edicioni i 19-të do të jetë festival kualifikues për çmimin BAFTA për filma të shkurtër.

Fituesit e çmimeve:

“Best Balkan Documentary”: “Timebox” të Nora Agapit.

“Best Balkan Newcomer”: “Centar” nga Ivan Markoviq.

Çmimi i publikut: “The Reformist – A Female Imam” nga Marie Skovgaard.

Çmimi Nacional: “Pick a Name” (Zgjish një emër).nga Dritëro Mehmetaj.

Çmimi i Distribuimit: “Dëshmia” nga Lum Radoniqi.

Çmimi i filmit të metrazhit të shkurtër ndërkombëtar: “Brotherhood” nga Meryam Joobeu.

Çmimi Special: “All inclusive” nga Teemu Nikki.

Çmimi GREEN DOX: “Earth” nga Nikolaus Geyrhalter.

Çmimi Special: “The hottest August” nga Brett Story.

Çmim special “Green Dox”: “Acid Forest” nga Rugilė Barzdžiukaitė.

Çmimi “HUMAN RIGHTS DOX”: Tiny Souls nga Dina Naser.

Çmimi “INTERNATIONAL DOX – SHORT”: Wild Berries nga Hedda Bednarszky dhe Marianna Vas.

Çmimi “INTERNATIONAL DOX – FEATURE”: “Present Perfect” nga Shengze Zhu,

Çmimi “Best Balkan”:  “Timebox” nga Nora Arapi

Çmimi Special: “On the Water” nga Goran Deviq

(r.m.)

Comment

*