Fisnik Ismaili: Vetëvendosje është më afër ndarjes se pajtimit

Prishtinë, 5 mars 2018 – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Fisnik Ismaili, ka thënë se status-quosë në të cilën gjendet prej muajsh kjo parti duhet t’i jepet një epilog.

Ai ka thënë se sa më parë duhet të merret një vendim që të dilet nga situata që gjenden.

“Mendoj që krejt kjo status-quo duhet të përfundojë me një vendim të qartë dhe të shpejtë – o po punojmë bashkë, o po ecim rrugëve tona”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.

“Është më afër ndarja, sepse nuk është ndërmarrë asgjë për pajtim”, ka shtuar ai.

“Janë dëshpëruar qytetarët, votuesit, por nuk po ec më, sepse janë dy mendësi të ndryshme”, është shprehur Ismaili.

Ai ka thënë se edhe pas ndarjes, sado e dhimbshme të jetë ajo, dy palët e Vetëvensojes mund të kenë relacione të mira.

“Jam ndarë edhe nga gruaja para 13 vjetësh dhe tash jemi shokë shumë të mirë. Çdo ndarje është e dhimbshme. Por, po më pengon që respekti dhe dashuria e njerëzve që kanë vendosë me dalë është kthyer në urrejtje”, është shprehur Ismajli. (r.m.)

Comment

*