Fituan finalen në Super Bowl, New England Patriots, “mbretër” të historisë

Duheshin edhe 8 minuta nga përfundimi i finales së madhe, Falcons-at fitonin 28-9, duke i dhënë leksione futbolli amerikan Patriots-ave

New England Patriots bënë një mrekulli. U ngritën nga varri.

Kjo skuadër përmbysi një ndeshje në 8 minuta të pabesueshme dhe fitoi Super Bowl-in e pestë, atëherë kur çdo skuadër tjetër e NFL-së do të ishte dorëzuar.

Kur në Atlantë kishte nisur festa dhe njerëzit kishin dalë rrugëve për të festuar titullin e parë në historinë e tyre, Tom Brady dhe shokët e tij bënë të paimagjinueshmen.

Duheshin edhe 8 minuta nga përfundimi i finales së madhe, Falcons-at fitonin 28-9, duke i dhënë leksione futbolli amerikan Patriots-ave. Leksione sulmi dhe leksione mbrojtjeje.

Por, befas, Patriots-at nisën të luanin duke shkatërruar kundërshtarin, ashtu siç kundërshtari i kishte shkatërruar gjatë gjithë ndeshjes dhe e çuan ndeshjen në shtesë, aty ku fituan bindshëm.

Në “NRG Stadium” të Hjustonit përfundoi 34-28, duke bërë që New England Patriots dhe “quarterback”-u Tom Brady të fitojnë titullin e tyre të pestë.TCH

Comment

*