Flamur Noka: Së shpejti do të publikojmë një përgjim të ri

Tiranë, 21 maj 2018 – Partia Demokratike paralajmëron se do të publikojë edhe përgjime të tjera kompromentuese për Qeverinë Rama.

Të hënën, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD-së, Flamur Noka, tha se së shpejti do të publikohet një përgjim i ri.

“Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali. Kjo ishte një lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri”, tha Noka.

Edhe zyrtarë të tjerë të PD-së kanë thënë se kanë përgjime në pritje për publikim.

Tre zyrtarët e PD-së që e kanë publikuar audiopërgjimin e Agron Xhafajt, Enkeleid Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi janë thirrur sot në Prokurorine e Krimeve të Rënda në lidhje me audiopërgjimin e publikuar javën që shkoi.

Ata kanë thënë se në prokurori duhej të ishte thirrur Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. (r.m.)

Comment

*