Flamuri i Kosovës valëvitet në Kapitolin e shtetit Konektikat

Në përkujtim të përvjetorit të njëmbëdhjetë u ngrit flamuri i Kosovës në State Capitol në Hartford, CT. Drejtuesi i komunitetit shqiptar zoti Artan Martinaj është kujdesur si përherë për të marrë lejen përkatëse pranë autoriteteve të shtetit.
Festimet e ngjarjeve kombëtare të Shqipërisë e Kosovës, në veçanti ceremonitë e ngritjes së flamujve në Hartford tashmë kanë hyrë në rrugën e traditës.

Me shumë emocion i përcjellin këto veprimtari shqiptarët e sapordhur nga Shqipëria dhe Kosova të cilët janë në hapat e para të jetës në Amerikë. Me urimin për ti parë shqiptarët me demokraci më të zhvilluar kudo në Ballkan nisin edhe këtu bisedat për tu organizuar sa më mirë në veprimtari të tilla gjithpërfshirëse e mbresëlënëse për këdo.

Artur Vrekaj

Comment

*