Flamuri kuq e zi valvitet në zemër të Nju Jorkut –

Flamuri që u ngrit dje ishte sjellë nga Kosova enkas për këtë solemnitet dhe e kishin sponsorizuar bashkëkombasit tonë dhe afaristët e suksesshëm Halil Hamza Ahmetaj dhe partneri i tij i biznesit Skender Gashi

 

Një grup shqiptarësh nga zona e Tri-Shteshit janë bërë bashkë për të kremtuar ditën tonë më të madhe në historinë e Shqipërisë – 28 Nëntorin 1912 – me një ceremoni e cila u shënua me ngritjen e Flamurit Kuq e Zi në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ceremoni u zhvillua në parkun kombëtar Bowling Green Batery Park – New York, ndërsa flamuri ynë, që ishte sjell enkas nga Kosova – u vendosë në shtizën e lartë rreth 20 metra e cila qëndron përballë ndërtesës së Qendrës Bortërore të Financës, statuja e Buallit.
Kjo ceremoni festive ishte e organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra dhe Instituti “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat dhe organizatat e tjera të komunitetit si : ” Fondin e Përbashkët Shqiptarë ”, Paterson NJ, ” Komuniteti “Hasan Prishtina ” nga Waterbury CT,’ ‘Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane,’ Oraganizata ” Rrënjët Shqiptare”, Fondacioni , “Plavë e Guci ” dhe ”, Ana e Malit ”, Federata PanShqiptare VATRA, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe shume organizata dhe shoqata të tjera, me përfaqësuesit e tyre, të cilët ishin bashkuar me 28 Nëntor në sheshin Bowling Green në zemer të Nju Jorkut, në ceremoninë e ngritjes së flamurit në metropolin e botës.
Udhëheqësi i kësaj ceremonie gazetari Beqir Sina, pasi falenderoi pjesëmarrësit tha se “kjo është një festë e madhe dhe më e rëndësishmja e kombit tonë – ku të gjithë ne së bashku me këtë rast nderojmë dhe jemi krenarë për Flamurin tonë të bekuar, flamurin e simbolit dhe te qëndresës sonë kombëtare – Flamurin Kuq e Zi me shkabën dykrenare”.

Ambasadori Ferit Hoxha

Ambasadori Ferit Hoxha

Folësi kryesor kreu i dibranëve, zoti Musa Paçuku në emër të organizatorit më pasë ka uruar me rastin e 28 Nëntorit, të pranishmit dhe të gjithë shqiptarët. Me këtë rast ai tha: ” Ngritja e flamurit shqiptar me lejen e Bashkisë së Nju-Jorkut, ka një rëndësi të veçantë, mbasi kjo është një ngjarje e shënuar për kombin tonë, prandaj është në nderin e krenarinë e të gjithë shqiptarëve, që marrin pjesë sot, në këtë ceremoni me rëndësi të madhe kombëtare, duke treguar me këtë rast edhe një herë ashtu si ndër vite ndjenjat tona atdhetare, duke u mbledhur rreth flamurit kuqezi pa asnjë dallim ” dhe shtoi se një faleminderim me këtë rast i drejtohet edhe këtij vendi – Shteteve të Bashkuara që na dha mundësinë të hapim një faqe të re të historisë sonë të lavdishme, ne të gjithë jemi krenarë dhe të nderuar që krah flamurit tonë kombëtar të shohim në këtë shesh edhe flamurin Amerikan”.

Gazetari Beqir Sina

Gazetari Beqir Sina

Ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar, është çelur me egzekutimin solemn të dy Hymneve kombëtare, atë të dy vendeve Shteteve të Bashkura të Amerikës dhe Republikës s Shqipërisë, duke shënuar kështu edhe fillimin e këtij aktiviteti dhe shpallur të hapur këtë ceremoni të ngritjes se Flamurit Kuq e Zi në shtizën e sheshit Bowlin Green – krahas Flamurit Amerikan.
Ndërkohë, në shenjë respekti me një minut heshtje! të gjithë pjesëmarrësit kanë nderuar të gjithë ata dëshmorë, që ranë per liri e pavaresinë e Shqipërisë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës .
Kurse, përfaqësuesi i shtetit amë – Ambasadori Ferit Hoxha – pranë Misionit të Përhereshëm të Republikes së Shqipërisë në Nju Jork, dhe Ali Lajçi ish kryetari i Pejës – ish i burgosuri politik në burgjet e Serbisë, në mes të duartrokitjeve bënë ngrtijen simbolike të flamurit kuq e zi me shkabën dy krenare në shtizën e sheshit pranë plamurit amerikan dhe përshëndetën Ditën e Flamurit – 102 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.


Pavarësia e Shqipërisë na kujton miqesinë tonë me popullin amerikan, të Shqipërisë me SHBA dhe përkrahjen që i kan dhënë Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara prej presidentit Wilson, në mos coptimin e saj nga fqinjët grabitqarë, Bushi i vjetër me “Vijëne Kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, për Kosovën, deri tek roli i presidentit Klinton gjate luftës në Kosove dhe ai vendimtarë i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, deri sot tek perkrahaja që kemi nga Administrata e Presidentit Obama.
Z. Pietro Pickolo, presidenti i sheshit, Bowling Green Batery Park, si zyrtar i qytetit falenderoi ne emer te Bashkise se qytetit, dhe institucionet respektive qe kishin leshuar nga nje çertificate per njohjen e kesaj dite si dita e shqiptareve. vlersoi punen e organizatoreve dhe drejtueseve te ketij aktivitetit, dhe me pase falenderoi te pranishmit qe ndihmuan dhe iu bashkuan nismes se tyre organizatave.
Pikolo tha se : “Ngritja e Flamurit Shqiptarë në këtë vend historik, për historinë e SHBA-ve ishte e një rëndësije të veçant sepse pikërisht në këtë vend ne Bowling Green Park Manhattan NY, kryetari i parë i SHBA-ve George Washingtoni kishte ulur flamurin humbës të kolonve anglez pas disfatës ushtarake që forcat angleze pësuan nga ushtria amerikane dhe po në këtë vend pra ishte ngritur Flamurin fitimtar i Amerikanve. Njëkohësisht, shoti Pikolo, sot Bowling Green Park është qendër e rëndësishme e tregtisë dhe ekonomisë botrore dhe valvitja e Flamurit kombëtar Shqiptarë për një javë në këtë vend ka peshën dhe rëndësin e vetë”.
Kryetari i Fondit Plavë dhe Guci zoti Easd Gjonbalaj, tha se nuk ka gë zim më të madh për ne shqiptarët ku mblidhemi sot në këtë ditë të flamurit. Dhe Komuniteti i shqiptaro amerikan nën udhëheqjen e shoqatave tona me origjin nga të gjitha trevat e shqiptarisë, bën me këtë rast edhe ngritjen e flamurit tonë kombëtar me rastin e 102 vjetorit të Pavërsisë së Shqipërisë”.
Më pas përshëndetën edhe Nënkryetari i Vatrës, zoti Asllan Bushati, profesori dibran në Universitetin e Tetovës Prof. Abdyl Koleci, veprimtari dhe ish gazetari i radio programit Zëri i Kombit, Xhevat Kukaj, si dhe nen kryetari i Shoqates Ana e Malit ish deputeti i Malit te Zi ne parlamentin e pare pluralist, atje, publicisti Xheladin Zeneli.
Duke marrë fjalën përfaqësuesi i çështjes Çame në SHBA – inxhinier Sali Bollati, tha: “Eshtë kënaqësi shumë e madhe, për mua dhe të gjithë të pranishmit që janë mbledhur sot këtu, në këtë shesh, në zemër të Nju-Jorkut, pikërisht për të kremtuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. 102 vjet, mbasi që flamuri kuqezi, me shkabën dykrenore u ngre në Vlorë, sot në ditën e Pavarësisë po ngrihet edhe këtu në “kryeqytetin” e botës Nju-Jorkun e simbolit të lirisë, ndërsa duke qenë krenar për këtë ditë madhështore i shprehim edhe falënderimin tonë Amerikës – për ndihmën e madhe që i ka dhënë kombit shqiptar. Zoti i bekoftë Shqipërinë e Amerikën!” tha ai.
Gjithashtu në fund organizatori e kë saj ceremoni ka drejtuar edhe një faleminderim të posaçëm sponsorizuesit e ketij aktiviteti si kompaninë e cila ka sponsorizuar binën dhe foninë- firma Billi Constration me pronar veprimtarin e dalluar Ylber Pilku, dhe kontribuesit e tjerë që punuan pa u lodhur për të realizuar këtë ceremoni – veprimtarët e dalluar të komunitetit East Ahmeti, Myslym Ruçin, dhe Sabaudin ( Saby) Sela.
Flamuri që u ngrit dje ishte i ardhur nga Kosova enkas për këtë solemnitet dhe e kishin sponsoruar bashkëkombasit tonë dhe afaristët e suksesëshem zt.Halil Hamza Ahmetaj dhe partneri i tij i biznesit zoti Skender Gashi.

 

Comment

*