Flamuri shqiptar valëvitet në State Capitol, Konektikat

Artur Vrekaj – Hartford,CT

28 Nëntori – dita e flamurit kombëtar dhe e Pavarësisë së Shqipërisë po vjen përvit më e plotë për shqiptaro-amerikanët e Hartford. Për të tretin vit radhazi Qëndra e Komunitetit, një organizatë jofitimprurëse me drejtues Artan Martinaj është kujdesur për të ngritur flamurin kombëtar Shqiptar në State Capitol.

Ngritja e flamurit shqiptar për afër një javë prej datës 24 deri më 29 Nëntor 2018 në ndërtesën e shtetit dhe legjislativit në Hartford është një vlerësim jo vetëm për kombin tonë liridashës,  por edhe për punën e përditshme të shqiptaro-amerikanëve të Konektikat kudo ku ata janë integruar në jetën e shoqërinë Amerikane si juristë, bankierë, ekonomistë, mjekë, mësues, inxhinierë, ndërtues, biznesmenë, pjesë e stafeve drejtuese në shtet, bashki e sindikata etj.

Hartford, Waterbury dhe Stamford në Konektikat janë tashmë qëndra ku gjallon veprimtaria e organizuar e shqiptaro-amerikanëve dhe natyrshëm flamuri kombëtar është pjesë e programeve të organizatave shqiptaro-amerikane për të festuar këto ngjarje kombëtare.

Këto ditë Nëntori janë ditët e Shqiptarisë edhe në Konektikat. Shqiptarët i gjen më pranë me veprimtari, ide e programe për të ardhmen për të bërë më shumë për identitetin tonë kombëtar.

Comment

*