Flamurtari kallëzon penalisht presidentin në rikandidim në FSHF, Armand Duka

Administratori i klubit të futbollit ‘Flamurtari’, Sinan Idrizi, ka depozituar sot në Prokurori një kallëzim penal ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas dorëzimit të kallëzimit, Idrizi deklaroi për media se ky ishte hapi i parë i dukshëm dhe se do të ketë hapa të tjerë. Sipas tij, kallëzimi penal është bërë për që shoqatat e paligjshme.

“Do bëj kallëzim penal për shoqatat fantazmë, shoqatat e paligjshme, pas njoftimit në media, që bëhet fjalë për  një situatë të tillë. Janë 12 shoqata të paligjshme, pikërisht për këtë bëmë kallëzim penal. Fjalën e ka prokuroria tashmë, ky është hapi i parë i dukshëm ka edhe hapa të tjerë”, deklaroi Idrizi.

shqiptarja.com

Thellohet skandali me Shoqatat Rajonale Fantazmë në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pasi kanë vepruar në anonimitet dhe ilegalitet të plotë për shumë vite nën urdhërat e FSHF-së, institucioni i futbollit po mundohet t’i ligjshmërojë ato në gjykatë.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, sot është hedhur shorti për regjistrimin e katër prej këtyre shoqatave të cilat kanë të drejtë vote në Asamblenë e FSHF-së.

Shorti për 4 gjykatat me të drejtë vote në Asamblenë e FSHF
(Shorti i hedhur në Gjykatën e Tiranës për regjistrimin e shoqatave)

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës, Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier dhe Shoqata Shqiptare e Minifutbollit po tentohet të regjistrohen sot nga FSHF për të thelluar edhe më shumë skandalin që i rrethon ato dhe votimin e tyre të jashtëligjshëm në Asamble.

Një përpjekje e tillë dhe votimi i këtyre Shoqatave në Asamblenë e 7 shkurtit mund të deligjitimojë plotësisht procesin e zgjedhjeve për president të FSHF-së duke e bërë të jashtëligjshëm pasi thyen plotësisht Statutin e këtij institucioni. /vipsport.al/

Comment

*