Fleckenstein: Të hapen negociatat me Shqipërinë!

Strasburg, 12 qershor 2018 – Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, i ka bër thirrje Këshillit Europian që të miratojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në fjalën e tij në Parlamentin Europian, ai ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

“Në Shqipëri ka pasur progres të qartë dhe procesi për sundimin e ligjit po shkon në drejtimin e duhur, ndoshta edhe më mirë se në disa vende të Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet t’i hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend”, ka thënë ai, transmeton Ora News.

Eurodeputeti Fleckenstein i ka bërë thirrje Këshillit Europian që të miratojë edhe liberaizilim e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Të mos harrojmë që kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar tashmë”, është shprehur ai.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka kërkuar edhe hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe hapjen e kapitujve të tjerë për Serbinë dhe Malin e Zi. (r.m.)

Comment

*