Fletë-rrufeja e Bibliotekës Kombëtare për Lasgush Poradecin (dokument)

Tiranë, 12 mars 2017 – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në vitin 1972, kishte shkruar një fletë-rrufe për Llazar Gushon (Lasgush Poradecin).

Nëpërmjet saj, biblioteka i kërkonte poetit të madh shqiptar sa më shpejt ta kthente librin që e kishte marrë për ta lexuar.

Njëkohësisht, poeti kërcënohej se ndaj tij do të merreshin edhe masa, në qoftë se nuk do të zbatonte sa më parë urdhëresën e bibliotekës.

“A e keni parasysh se përvetësimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje I librit dënohet si krim në bazë të dispozitave të kodit penal?”, thuhet në fletë-rrufenë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, që e mban datën 25 shkurt 1972, transmeton KultPlus.com. (r.m.)

Flete-rrufeja per Lasgush Poradecin

Comment

*