Florent Muslija i bashkohet Kosovës

Prishtinë, 21 qershor 2019 – Futbollisti i talentuar, Florent Muslija, është lojtari i radhës që i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës, ka konfirmuar FFK-ja.

Talenti 20-vjeçar i skuadrës së Bundesligës, Hannover, sonte, e ka nënshkruar deklaratën me të cilën përfundimisht i ka thënë “po” ekipit të Dardanëve. Ai do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Anglisë.

Florent Muslija është shprehur shumë i lumtur që do ta veshë fanellën e Kosovës.

“Jam i lumtur që sot i bashkëngjitëm Dardanëve. Do të jap maksimumin për të arritur maksimumin me rezultate”, tha ai.

“I falënderoj të gjithë, FFK-në dhe familjen time që më ka përkrahur gjithmonë”, shtoi ai.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e ka shprehur kënaqësinë që ky futbollist i talentuar iu bashkua  Kosovës.

“Jam shume i lumtur që iu bashkëngjit një dardan ekipit tonë të dardanëve. Ky është Florent Musliu, një futbollist të cilit i dihen kualitetet e tij dhe më gëzon fakti që familja e tij dhe ky vet janë dhe kanë qenë të interesuar t’i bashkohen Kosovës dhe të japin kontributin e tyre që Kosova të arrijë rezultate sa më të mira”, është shprehur Ademi. (r.m.)

Image

Comment

*