FMN kundërshton bashkimin dogana-tatime

Plani i qeverisë për bashkimin e Tatimeve me Doganat shihet me sy kritik nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në deklaratën zyrtare të FMN-së evidentohet se plani i deklaruar për bashkimin e tatimeve e doganave duhet të rishikohet, duke pasur parasysh rrezikun e lartë që ky proces mund të ketë në mbledhjen e të ardhurave dhe në reformën që po zbaton administrata tatimore.

“Njoftimi për bashkimin e administratave tatimore dhe doganore është mirë të rikonsiderohet edhe një herë, po të kemi parasysh risqet e larta të cënimit të mbledhjes së të ardhurave dhe reformat që po bëhen në administratën tatimore. Më në përgjithësi, riorganizimi i administratës së qeverisjes qendrore është mirë të zbatohet me vëmendje të veçantë tek efekti funksional”, thuhet në deklaratë.

Të njëjtin qëndrim FMN ndan edhe për strategjinë e investimeve përmes Partneritetit Publik Privat ose dhënien e shërbimeve me koncension. FMN vlerëson se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky borxh i mundshëm sipas FMN-së nuk është marrë parasysh nga qeveria, në parashikimin e saj që borxhi publik të zbresë në 63% të PBB-së deri në vitin 2021. FMN e ka paralajmëruar vazhdimisht qeverinë që të bënte kujdes për të mos krijuar detyrime të reja të prapambetura, ato janë rritur sërish.

“Programi ambicioz i autoriteteve për investime publike nëpërmjet PPP-ve paraqet risqe të konsiderueshme fiskale. Në vitin 2018, rritja është parashikuar të bjerë paksa në 3,7 për qind, me rënien e investimeve nga projektet e mëdha të lidhura me energjetikën. Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi  që kanë PPP të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik”,thuhet me tej.

FMN kërkon edhe zgjidhjen e borxheve që institucionet publike dhe pushteti vendor nga ndaj privatëve, detyrime që kanë arritur në vlerën 120 milion eurove dhe mirëpret zbatimin e një  tatimi mbi pronën të mbeshtetur ne vlerën e saj dhe rekomandon masa të tjera shtesë si indeksimi i akcizave sipas inflacionit. Sipas FMN, çuarja përpara e programit të reformave është me rëndësi  kritike për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, zvogëlimin e risqeve fiskale dhe rritjen e potencialit të rritjes ekonomike.

“Ekonomia po forcohet, por kujdes TVSH-në”
Në raportin e FMN thuhet se ekonomia e Shqipërisë vijon të forcohet, duke përfituar nga rritja e kërkesës së brendshme, investimet direkte të huaja në shkallë të gjerë në fushën e energjetikës, turizmi në rritje si dhe nga rimëkëmbja e partnerëve të saj kryesorë, vende të BE-së. Duke zbatuar një program të mbështetur financiarisht nga FMN, që ka përfunduar kohët e fundit, autoritetet shqiptare kanë ulur rreziqet fiskale dhe financiare, por “Duhen shumë përpjekje të tjera për të konsoliduar këto arritje. Ritmi i reformave është ngadalësuar në kushtet e zgjedhjeve dhe të një tranzicioni të zgjatur qeveritar”.

FMN: Mandati i qartë për ‘Rama 2’ mundësi për reformat
“Ekonomia në rritje dhe mandati i qartë qeveritar ofrojnë një mundësi unikale për qeverinë e re të dyfishojë përpjekjet në drejtim të reformave. Ecja përpara në drejtim të axhendës së reformave është jetike për të ruajtur stabilitetin makroekonomik, për të ulur riskun fiskal dhe për të rritur mundësitë e rritjes” thotë FMN.

Koncesionet, FMN: Mund të rrisin borxhin me 7% detyrimet 120 mln euro
Megjithatë, sipas FMN, pritet që konsolidimi fiskal të ngadalësohet në vitin në vazhdim. TVSH-ja nuk po mblidhet në sasinë e planifikuar, si pasojë e importeve të energjisë elektrike, rimbursimeve të prapambetura që janë të shumta, si dhe për shkak të shpenzimeve të administratës lokale. Ndërkohë, borxhi publik total, ku përfshihen edhe detyrimet e prapambetura të bashkive dhe qeverisë, pritet të zbresë nga 73.3% në vitin 2016, në 71.5% në fund të 2017-ës. Sa i përket rritjes ekonomike, ajo duhet të jetë në masën 3.7 për qind vitin e ardhshëm, për të kaluar në 4 për qind më një afat të mesëm.
Ndërsa qeveria është angazhuar për një projekt investimesh të Partneritetit Publik Privat (PPP), që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, Fondi, në deklaratën e tij tërheq vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë këto projekte.

Në deklaratën zyrtare FMN vlerëson se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky borxh i mundshëm nuk është marrë parasysh nga qeveria, në parashikimin e saj që borxhi publik të zbresë në 63% të PBB-së deri në vitin 2021. Ndonëse FMN e ka paralajmëruar vazhdimisht qeverisë që të bënte kujdes për të mos krijuar detyrime të reja të prapambetura, ato janë rritur sërish.

Sipas deklaratës, deri në fund të qershorit, qeveria lokale dhe qendrore ka akumuluar detyrime të prapambetura që arrijnë në 1.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përfshin 0.3% të PBB-së si TVSH e parimbursuar. Teksa PBB është rreth 1.5 trilionë lekë, në vlerë absolute, detyrimet e prapambetura arrijnë në rreth 16.5 miliardë lekë, ose rreth 120 milionë euro.

FMN: Të rishikohet plani për bashkimin e tatimeve e doganave 
FMN thotë në deklaratën zyrtare se plani i deklaruar për bashkimin e tatimeve e doganave duhet të rishikohet, duke pasur parasysh rrezikun e lartë që ky proces mund të ketë në mbledhjen e të ardhurave dhe në reformën që po zbaton administrata tatimore.

Shqiptarja.com

Comment

*