FMN: Rritja ekonomike në Kosovë, e dyta në rajon, pas Malit të Zi

Uashington, 4 janar 2017 – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bvën të ditur se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2016 pritet të jetë 4.050 për qind. Kjo rritje është 0.80 për qind më e madhe se një vit më parë, kur ishte 3.97 për qind.

Sipas të dhënave të FMN-së, rritja ekonomike e Kosovës është rritja e dytë ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rritje më të madhe se Kosova ka shënuar vetëm Mali i Zi, ku rritja ekonomike gjatë vitit 2016 ishte 5.082 për qind.

Sipas parashikimeve të FMN-së, rritja më e madhe ekonomike në vendet e rajonit gjatë vitit 2017 pritet të jetë të Kosovë, me 3.344 për qind, kurse në vitin 2018 rritja ekonomike në Kosovë parashikohet të jetë 3.644 për qind.

Shqipëria në vitin 2016 pati rritje ekonomike 3.402 për qind, Bosnja e Hercegovina shënoi 3 për qind rritje ekonomike, Kroacia shënoi vetëm 1.65 për qind rritje, Maqedonia arriti rritje prej 3.66 për qind, kurse Serbia shënoi 2.5 për qind rritje ekonomike. (r.m.)

Comment

*