Fondi Shqiptaro-Amerikan jep 4 nga 11 mln euro për qendrën historike të Vlorës

Qeveria e Shqipërisë do të rindërtojë zonën historike të qendrës së Vlorës me një projekt prej 11 milionë eurosh. Rindërtimi përfshin shtëpinë e Marigosë, vajza që qendisi flamurin për 28 Nëntorin 1912 dhe shtëpinë e qeverisë së Ismail Qemalit

Denion Ndrenika

Qeveria e Shqipërisë paraqiti projektin e rindërtimit të qendrës historike të njerës prej trevave më të rëndësishme të zhvillimit dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarisë, Vlorës.

Zona historike në mes të Vlorës mbart vlera të veçanta arkitekturore dhe kulturore.

Projekti i rindërtimit përfshin shtëpinë e Marigosë, vazja që qëndisi Flamurin Kombëtar të Shqiptarëve për 28 Nëntorin 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë përpara ndarjes nga Konferenca e Londrës.

Projekti përfshin gjithashtu rindërtimin e shtëpinë e Qeverisë së Ismail Qemal Bej Vlorës që doli nga Kuvendi i Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë:

“Qyteti ka arritur më shumë vështirësi t’i trashëgojë sidoqoftë disa gjurmë të trashëgimisë së vet që nga pjesët e Murit Antik, Kulla e Sahatit, rrugët tregtere, lagjet e vjetra me emra historikë me një strukturë urbane mesjetare, Xhamia e Muradies. Disa banesa të vjetra janë shkatërruar tërësisht, monumente të trashgëmisë kulturore dhe në vend të tyre janë ndërtuar banesa të reja që nuk i përkasin fare traditës së zonës”.

Projekti për rikualifikimin apo “Rilindjen e Zonës Historike të Vlorës” vlen 11 milionë euro.

Katër milionë euro do të ndahen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan dhe 7 milionë nga Qeveria e Shqipërisë. Zona përfshin objekte me vjetërsi qindravjeçare në lagje dhe të shekujve 19-20 që lidhen me fillimin e shtetndërtimit të shqiptarëve.

Për radio “Kosovën” nga Tirana, Denion Ndrenika

###

Pas Lungomares projekti i “Rilindjes Urbane” i qeverisë do të zhvendoset në qendrën historike të qytetit të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e kantierit të këtyre punimeve, një investim mes qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Fondim Shqiptaro-Amerikan.

Në fjalën e rastit, shefi i qeverisë tha se ky projket do të shndërrojë zonën historike të Vlorës dhe do të jetë një impuls i shtuar jo vetëm për turistët, por edhe banorët në këtë zonë.

“Një zonë e cila mban shumë histori, por tërësisht e fshehur pas rrënojave dhe harresës shumëvjeçare. Ne besojmë fort që këtu ka një potencial të jashtëzakonshëm për një tjetër impuls të rëndësishëm, jo vetëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura, por edhe për një impuls të jashtëzakonshëm të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit, në funksion të atij transformimi që ne kemi nisur dhe që do ta vazhdojmë me këmbëngulje, të Vlorës, nga një qytet i rënë pre e një inercie zhvillimi pa kokë e pa këmbë, në një pikë referimi për Shqipërinë që duam”, deklaroi kryeministri Rama.

Projekti përfshin restaurimin e Shtëpisë së Marigosë, restaurimin e Xhamisë së Tabakëve, Rrugën e Hebrenjëve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

Realizimi i projektet është përllogaritur në një vlerë prej 11 milionë eurosh, ku 4 milionë euro do të financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan dhe 7 milionë euro nga qeveria.

Comment

*