“Forbes”: Kosova mund t’i tronditë kombëtaret e mëdha

Revista e njohur amerikane “Forbes” vlerëson se Kosova mund t’i tronditë kombëtaret e mëdha në kualifikime për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Forbes” shkruan se kundërshtarët e Kosovës mund të jenë të ranguara më mirë në FIFA, por Kosova nuk ua ka frikën dhe synon të shkaktojë befasi të madhe.

“Kosova vuajti në kualifikime për Kampionatin Botëror 2018, por lulëzoi në Ligën e Kombeve. Republika e Çekisë, Bullgaria dhe Mali i Zi janë një hap më lartë se Kosova në Ligën e Kombeve, por jo një hap aq të madh sa Kosova t’ua ketë frikën. Në fakt, është e kundërta: Dardanët do ta shfrytëzojnë rastin për të shkaktuar tronditje. Ylli i tyre, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, i ka shënuar shtatë gola në 9 ndeshje në Bundesligë më 2019 dhe do të kërkojë ta tregojë këtë formë edhe në ekipin kombëtar. Bullgaria do të udhëtojë drejt Prishtinës në ankth, të hënën mbrëma”, shkruan “Forbes”, përcjell Gazeta “Express”.

Kosova do të luajë në Grupin A me Kombëtare me nam si: Anglia, Republika e Çekisë, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Verdhekaltrit e nisin ciklin e ndeshjeve kualifikuese kundër Bullgarisë të hënën. më 25 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. (r.m.)

Comment

*