Forumi Ekonomik Kosovë – Itali mbahet më 31 janar

Prishtinë, 22 Janar 2017 – Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë do të mbahet më 31 janar.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij forumi, ku pritet të marri  pjesë edhe një numër i madh i bizneseve të Kosovës.

Ai ka thënë se ky forum është një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Italisë dhe për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë. (r.m.)

Comment

*