FMTK: Restaurimi mos cenojë shtëpinë e Fishtës siç ndodhi me Hamamin Krujë

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore (FMTK) komenton per rindertimin e shtepise se At Gjergj Fishtes

Forumi pershendet lajmin per fillimin e restaurimit te shtepise se At Gjergj Fishtes.

Duhet thene se ky restaurim ishte nje premtim i dhene nga eksponentet e Trashegimise Kulturore te Partise Socialiste qe ne vitin 2013.

Edhe pse me 7 vite vonese nga premtimi i dikurshem perseri eshte nje lajm i mire.

Nderkohe, perfitojme nga ky lajm per te terhequr vemendjen e Ministrise se Kultures qe te ruaje standartet e restaurimit ne shtepine e Fishtes dhe te evitoje restaurimet si ai i Hamamit te Krujes, qe humbasin cdo vlere historike dhe trashegimie.

Rasti me i fundit, eshte restaurimi i shtepise se Heroit te Popullit Selam Musa Salaria ne fshatin Salari. Godina edhe pse me statusin e Monumentit te Kategorise se pare, eshte rindertuar me urgjence per te qene gati ne 100-vjetorit e renies se heroit.

Ne kete nxitim per te mbyllur punimet mesohet se nuk eshte pare asnje dite asnje specialist nga Instituti i Monumenteve.

Restaurimet jane bere nga nje donacion privat dashamires i historise se zones.

Por pervec gjestit te donatorit, per te cilin gjejme rastin ta falenderojme publikisht, mund t’i bejme me dije zonjes Elva Margariti se restaurimet pa mbikqyrjen e nje specialisti e kane shnderruar kete Monument te Trashegimise ne nje godine “kitch”.

Urojme qe te mos perseritet e njejta situate edhe me shtepine e Fishtes.

Comment

*