Fotografi 92-vjeçar Skënder Beqiri hap ekspozitën për Çamërinë në Durrës

Në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasija” të qytetit bregdetar, shoqatat kulture atdhetare “Labëria” dhe “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve të Vlorës, “Petro Marko”, kanë çelur një ekspozitë fotografike të realizuar nga fotografi i vjetër, 92-vjeçari me origjinë nga Çamëria, Skënder Beqiri

Në këtë ekspozitë, e cila kishte të ekspozuara mbi 750 fotografi të periudhave të ndryshme, ku përfaqësoheshin bijtë e Çamërisë në të gjitha etapat e historisë së kësaj krahine të lashtë, duke përfshirë kontributin e dhënë në shpalljen e pavarësisë, periudhën e gjenocidit dhe shpërnguljen e tyre me forcën e armëve, kontributin në luftën antifashiste nacional-çlirimtare dhe persekutimin e tyre të mëtejshëm në burgjet e komunizmit.

Lidhur me këtë ekspozitë, e cila është puna e një jetë e fotografit çam, 92 vjeçari Skënder Beqiri, autori bën me dije se këto foto historike janë fryt i përkushtimit dhe dashurisë së tij ndaj vendlindjes e cila ka pasur një histori të hidhur.

Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, përfaqësues të shoqatave nismëtare për çeljen e ekspozitës dhe të shoqatës “Çamëria” si dhe përfaqësues të komunitetit çam e të kulturës.

Ekspozita “Tragjedia e Çamërisë flet” pas Durrësit, sipas organizatorëve do të shtegtojë edhe në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit, e me pas në Kosovë.

oranews

Me 90 vite mbi supe, Skënder Beqiri është shfaqur plot energji dhe emocion në ekspozitën fotografike “’Tragjedia e Çamërisë flet”, të çelur në Galerinë e Artit Figurativ të qytetit të Durrësit.

 Pjesën më të madhe të jetës së tij, Beqiri e vuri në shërbim të çështjes çame, duke fotografuar e mbledhur foto që dëshmojnë momente shumë të rëndësishme mbi historinë e krahinës, që ende lëngon copëzimin dhe kërkon drejtësi, por edhe të ruajtjes së traditave çame brez pas brezi.

“Fotot i kam të mbledhura, por edhe të fotografuara vet. Duke ikur e duke fotografuar. I kam fotografuar familjet duke ikur nga Çamëria me plaçka në krahë. U futën në Konispol, Delvinë, Sarandë e Vlorë”, thotë Skënder Beqiri, autor i ekspozitës.

Skënder Beqiri, i njohur edhe si themelues i Ansamblit “Çamëria”, përlotet teksa kujton fjalët e Ismail Qemalit për Çamërinë dhe mosangazhimin e qeverive shqiptare për zgjidhjen e çështjes çame.

“Çameria ka që nga viti 1913 që kërkon drejtësi. Të gjitha qeveritë që kanë ardhur, nuk e kanë kryer detyrën e tyre ndaj Çamërisë. Kosova fitoi se ishte e madhe”, thotë ai.

Në 7 stenda të ekspozitës, autori është përpjekur të hedhë dritë përmes faksimileve, dokumente mbi mbështetjen që autoritetet greke i dhanë nazifashistëve, ndryshe nga akuzat e ngritura ndaj popullsisë çame për bashkëpunim me ta.

Pas Durrësit, ekspozita do të çelet edhe në Tiranë, për të vijuar më pas rrugëtimin mbi historinë në foto të tragjedisë çame drejt Fierit e Elbasanit.

  Top Channel

One Response to “Fotografi 92-vjeçar Skënder Beqiri hap ekspozitën për Çamërinë në Durrës”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-SHQIPTAR ÇAM says:

    INderuari z.Skender Beqiri si Atdhetar I Mirefillte nga Çameria Shqiptare; gjithe jeten e tij Ia ka kushtuar dokumentimit dhe ekspozimit te ngjarjeve Atdhetare. Me fotografite qe ka ruajtur dhe publikuar , po kryen nje veper te pakrahasueshme; tregon qarte se si Shqiptaret e Çamerise jane masakruar, torturuar dhe perndjekur me dhune nga shtepijat, pronat nga Trojet e tyre mijera vjecare.. Aktivitetin e tij e trashegon nga familja Atdhetare dhe e percjell edhe nepermjet ngritjes se Ansamblit Çam me pjestare te familjes dhe bashkevendasve te tij, kryesisht ne Vloren e IsmailQemalit.
    Paraqitja fotografike e Çamerise Shqiptare tregon qarte se sa te genjeshtra e pa asnje baze jane llomotitjet greke

Comment

*