Fotoportret i pabotuar i Françesk Radit

Kjo pamje e fiksuar nga aparati i ekspertit të njohur të fotografisë, Qerim Vrioni tregon artistin Françesk Radi, në shtator të vitit 2009.
Pasi bëri emër në fillim të viteve 1970, Radi rifilloi karrierën e ndërprerë artistike mbas rënies së komunizmit. Ai mbylli sytë përgjithmonë, dje, pas një sëmundje të rëndë.
Mjeshtri i fotografisë Qerim Vrioni e kishte vizituar Francesk Radin, në studion e tij në televizion,bashkë me një mik të përbashkët, muzikantin Selim Ishmaku. Ai i kishte gostitur duke interpretuar 2-3 këngë të Çelentanos, të famshëm.
“Ishte një takim që më dha shumë kënaqësi”, kujton Vrioni.
Gjatë takimit, ai bëri edhe fotografinë e mësipërme, që mund të jetë nga më të mirat, që na mbetet prej Radit. Vrioni e dërgoi për arkivin e gazetës “Illyria”, pas lajmit për shuarjen e artistit. (Ruben Avxhiu)

One Response to “Fotoportret i pabotuar i Françesk Radit”

Read below or add a comment...

  1. Dibrani says:

    Perse dezinformoni publikun! Francesk Radi nuk ka qene asnjehere i denuar apo i internuar,bile i privilegjuar sepse asokohe ishte i vetmi qe mbante floket e gjate(per arresye te njohur).Ate e derguan me pune si shume kuadro te tjere ne Fushe Arrez.

Comment

*